Flash

PS premtoi 5-0 në qarkun e Tiranës, por po humbet Kavajën dhe Kamzën

Lapsi.al 12 May 2025
PS premtoi 5-0 në qarkun e Tiranës, por po humbet Kavajën dhe

Të gjithë drejtuesit e Partisë Socialiste shpreheshin përpara zgjedhjeve për një fitore të thellë në qarkun e Tiranës duke fituar në të 5 bashkitë e tij.

Nga rezultatet e paraprake kur numërimi i votave po shkon drejt fundit shihet se partia në pushtet nuk do ta mbajë dot këtë “premtim”. Në bazë të rezultateve paraprake që vijnë nga KQZ shihet se në Kavajë dhe në Kamëz kryeson PD-ja.

Në Kavajë deri tani janë numëruar 60 nga 95 kuti që janë gjithsej, koalicioni i PD ka marrë 5 774 vota ose 51.99%. Ndërsa PS ka 4 634 vota ose 41.73% të tyre.

Ndërsa në Kamëz janë numëruar 87 kuti nga 133 gjithsej, PD ka marrë 14 512 vota ose 45.11% të tyre. PS ka 13 401 vota ose 41.66%.

PS kryeson në Tiranë ndërsa është shpallur fituese në Rrogozhinë ku ka përfunduar numërimi dhe në Vorë ku votimi u krye në mënyrë elektronike. ©LAPSI.al

Të këshilluara

PD përmbys rezultatin në qarkun e Lezhës

Partia Demokratike ka përmbysur rezultatin në qarkun e Lezhës mbrëmjen e kësaj të hëne. Sipas rezultatit paraprak të KQZ-së, 16 764 vota ose 44.14 %. Ndjek m...

21:13

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI