Flash

Video/ FA Cup, Jorginho gaboi një pasim: reagimi i Tuchel bëhet viral

Lapsi.al 18 April 2022
Video/ FA Cup, Jorginho gaboi një pasim: reagimi i Tuchel bëhet viral
Chelsea fitoi 2-0 ndaj Crystal Palace dhe kaloi në finalen e FA Cup, por ka pasur momente tensioni në radhët e Blues. Thomas Tuchel, për shembull, u shfaq mjaft nervoz ndaj Jorginhos. Reagimi i tij ndaj një gabimi të italian u kap nga kamerat dhe u bë viral në internet. Në pjesën e parë, Crystal Palace bëri më mirë se skuadra e gjermanit. Blutë, megjithatë, ishin me fat sepse skuadra e Vieira nuk arriti të përfitonte nga asnjë rast i krijuar. Mesfusha e londinezëve ishte në telashe dhe Tuchel në fund shpërtheu ndaj Jorginhos. Gjatë ndeshjes, trajnerit nuk i pëlqyen disa veprime të italianit dhe kur mesfushori gaboi një pasim për Marcos Alonso, ai u tërbua. Reagimi i Tuchel për gabimin e Jorginhos nuk kaloi pa u vënë re në rrjetet sociale. Në klipin e postuar në internet shihet tekniku që duket të thotë: “Është topi i dytë i humbur radhazi”, me një fytyrë plot inat. Një shpërthim, që u bë viral menjëherë, por që në fushë pati efekt. Në pjesën e dytë u pa një tjetër Chelsea. Ruben Loftus-Cheek zhbllokoi rezultatin në minutën e 65, ndërsa më pas Mason Mount dyfishoi shifrat. Tuchel, pas ndeshjes, foli për vështirësitë e skuadrës: “Nuk ishte e lehtë sepse luajtëm tre ndeshje në tre kompeticione të ndryshme. Nuk është gjithmonë e lehtë, është fizikisht shumë impenjative, ne jemi skuadra me më shumë minuta në Europë mendoj, dhe është gjithashtu impenjative mendërisht". Skuadra e Stamford Bridge tani do të përballet me Liverpoolin e Jurgen Klopp në finalen e FA Cup.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI