Flash

Mesazh i koduar?/ Ambasada Gjermane bën një postim të çuditshëm (Në kulm të protestave)

Diplomacia rrallë flet me deklarata të drejtpërdrejta. Ajo komunikon me simbole, me kohën kur zgjedh të flasë dhe me mesazhet që duhen lexuar mes rreshtave. Pikërisht për këtë arsye, postimi i Ambasadës Gjermane në Tiranë, i publikuar në kulmin e protestave më të mëdha (e sot më të tensionuar) kundër qeverisë Rama, ka ngritur një pyetje që nuk mund të anashkalohet.

19:22

Kërkon Europën nuk mund dot vendin e fundit: një Partizan i lodhur ndan pikët me Skënderbeun

Lapsi.al 17 April 2022
Kërkon Europën nuk mund dot vendin e fundit: një Partizan i

Dështoi të shkonte në finale të Kupës, rrezikon seriozisht edhe vendin e katërt që mund ta cojë në Europë. Partizani nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola përballë Skënderbeut në kampionat, në sfidën e luajtur në Elbasan, duke shfaqur simptomat e një skuadre pa ide e të paaftë të fitonte.

Traumat e eleminimit me penallti dhe lodhja e mesjavës ka penalizuar jo pak performancën e të kuqve të Mehmetit që edhe pse luanin në fushën e tyre nuk mundën të vinin diktatin mbi sfidën me vendin e fundit në renditje. Korçarët e nisën më kërkues sfidën, duke pretenduar madje edhe për një 11-metërsh në minutat e para. Ajo që ka ndikuar sezonin e kryeqytetasve, ose më saktë mungesa e precizionit para portës, ishte ulur këmbëkryq në Elbasan Arena me Junior dy herë në të 15 e 17 e Skukën katë minuta nga mbyllja e pjesës së parë të paaftë të shënonin në portën e Rexhepit.

Në pjesën e dytë, loja ishte më e mbyllur, por Skënderbeu pati disa raste të mira me Marën dhe Vrapin, ndërsa të kuqtë u shuan fare dhe madje nuk ishin më as të rrezikshëm. Në fund sfida u mbyll pa gola të shënuara, me skuadrat që u ndanë me nga një pikë. Për Skënderbeun nuk ka asnjë vlerë, përvec faktit se Gega pati kënaqësinë most ë linte ish-skuadrën që e shpalli kampion ta mposhtte, ndërsa Partizani ruajti avantazhin e pikës së cmuar për Europën.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI