Flash

"Dua të di çfarë pa arbitri te momenti i penalltisë": Vanoli i tërbuar me Latën për humbjen me Laçin

Lapsi.al 17 April 2022
"Dua të di çfarë pa arbitri te momenti i

"Goli i parë ishte gabim i joni. Lojtari që bëri atë gabim shpresoj mos të ketë ardhur vetëm për pushime. Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë në të gjitha aspektet. E kam zakon të flas për arbitrat. Dua të di se çfarë ka parë te momenti i penalltisë. Duhet të tregojë më shumë respekt sepse Dinamo është një klub i madh". Rodolfo Vanoli nuk ka marrë asnjë rezultat tjetër përvec humbjeve, katër që kur është ulur në pankinën e Dinamos, e megjithatë vazhdon të gjejë justifikim te lojtarët e tani edhe arbitri. Lata është vënë në shënjestër të italianit pas penalltisë së akorduar në minutën e 84, që i dha mundësinë Zarubicës të vendoste ndeshjen. "Penalltia? Nuk mendoj se më takon mua të analizojë situatën, por për mua Rexhinaldo ka marrë topin dhe lojtari e ka goditur Rexhinaldon".

Në fund edhe një vlerësim për portierin adoleshent Simoni: "Ai u paraqit mirë, por Dinamo erdhi këtu dhe u ndesh me skuadrën e dytë të klasifikimit. Ana defensive nuk është shumë në filozofinë e Dinamos. Sigurisht që nuk humbën nga kjo situatë, por kanë të bëjnë dhe shumë faktor të tjerë", përfundoi Vanoli.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI