Flash

Video/ Bolonja me 9 lojtarë ndalon Juventusin mes polemikave: Vlahovic eviton humbjen në të 95'

Lapsi.al 16 April 2022
Video/ Bolonja me 9 lojtarë ndalon Juventusin mes polemikave: Vlahovic

Juventus ngadalëson vrapimin drejt zonës Champions League. Në fakt, në javën e 33 të Serie A, skuadra e Allegrit nuk shkoi përtej rezultatit 1-1 ndaj Bolonjës dhe e mbajti të hapur luftën për vendin e katërt me 63 pikë. Në Allianz Stadium bardhezinjtë mbyllën pjesën e parë pa asnjë goditje në portë, ndërsa gjithçka ndodhi në pjesën e dytë. Arnautovic në minutën e 52' zhbllokoi ndeshjen, më pas Danilo goditi shtyllën përpara se Juventus të barazonte në shtesë me Vlahovic (94'), pas kartonit të kuq të dyfishtë për Soumaoro dhe Medel (84') për një faull në hyrje të zonës ndaj Moratas dhe protesta.

Sulm mbi qytetin e artit në fundjavën e Pashkëve, shkruanin gazetat. E 35,000 tifozët e Juventusit që vrapuan në stadium e për 90 minuta kafshuan duart - më mirë një orë radhë të gjatë në muze se sa kjo Juve e shëmtuar, ndonjëherë shumë e shëmtuar - në fund u shpërblyen nga një prekje artistike. Në fund të dhjetë minutave të invazioni total drejt portës kundërshtare, Morata shpiku një roveshjatë që Vlahovic, i vendosur në shtyllën e dytë, e shndërroi në golin e barazimit. Juve-Bologna përfundoi 1-1 me golat e qendërsulmuesve - para Vlahovic, festoi Arnautovic i liruar në zonë nga Soriano - por ndeshja ishte shumë më pak klasike se sa thuhet në tabelën e rezultatit.

Pak për fanellën e çuditshme blu të Juves (dhe Szczesny, në pranverë, me një total black), e shumë për mënyrën e lojës në 90 minutat. Për ta përmbledhur: Juventus shumë zhgënjyes, Bolonja më mirë dhe një episod vendimtar rreth dhjetë minuta nga fundi. Morata u fut në qendër, Soumaoro e pengoi. Arbitri Sacchi lejoi avantazhin (dhe Cuadrado, pas zhvillimeve, goditi traversën), më pas shkoi te Var dhe vendosi: karton i kuq për Soumaoron dhe goditje dënimi në hyrje të zonës, kur i gjithë stadiumi priste penalltinë. Nga ana tjetër, Medel gjeti një mënyrë për t'u përjashtuar për protesta, duke lënë Bolonjën me nëntë lojtarë - dhe pothuajse pa qendërmbrojtës - në 10 minutat e fundit. Nga aty lindi rrethimi ofensiv dhe barazimi.

Serie A Italy

Cagliari 1-0 Sassuolo

Sampdoria 1-2 Salernitana

Udinese 4-1 Empoli

Fiorentina 1-0 Venezia

Juventus 1-1 Bologna

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI