Flash

Allegri, rikthimi te Juventus me bilanc negativ: Max bën më keq se Pirlo

Lapsi.al 17 April 2022
Allegri, rikthimi te Juventus me bilanc negativ: Max bën më keq se

Pas barazimit në minutën e fundit me Bolonjën, Juventusit i kanë mbetur vetëm pesë ndeshje deri në fund të kampionatit dhe tashmë mund të bëhet një analizë mbi rezultatet e Allegrit, të rikthyer për herë të dytë në pankinën bardhezi. Sipas llogarive, nëse gjithçka shkon në drejtimin e duhur deri në fund të sezonit, Max mund ta mbyllë vitin në vendin e katërt me 78 pikë dhe të fitojë Kupën e Italisë. Një rezultat që edhe Andrea Pirlo, në përvojën e tij të parë në pankinë në karrierë, kishte arritur ta realizonte në sezonin 2020-2021, por duke fituar edhe Superkupën.

Triumf që, në fund, me daljen për të dy në Champions League në 1/8, do të spostonte majën e gjilpërës së peshores nga ana e punës së Maestros. Një befasi për drejtuesit e Juventusit, të cilët pas shkarkimit të papritur të Pirlos kishin besuar shumë në përvojën e Allegrit për të nisur një cikël të ri te Juventus dhe për ta rikthyer skuadrën në krye në Itali dhe Evropë.

Objektiv i humbur, duke i qendruar shifrave. Vetëm duke fituar të gjitha ndeshjet nga tani deri në fund të sezonit, Max mund të barazojë rezultatin e Pirlos në kampionat dhe më pas të përpiqet të bëjë të njëjtën gjë në Kupën e Italisë. Gjithçka, megjithatë, pa mundur të marrë në dorë Superkupën pas humbjes kundër Interit në janar, që do ti lejonte të barazonte krejtësisht rezultatet e paraardhësit të tij. Te Juventus, Allegri bis sigurisht do të jetë më i keq se "hera e parë" e Pirlos.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI