Flash

Video/ Çmenduria në fund të Juve-Bologna: penallti e dyshimtë e padhënë e dy kartonë të kuq

Lapsi.al 17 April 2022
Video/ Çmenduria në fund të Juve-Bologna: penallti e

Minutat e fundit të Juventus-Bologna ishin asgjë më pak se elektrizuese. Gjithçka nisi me një ndërhyrje të Soumaoro, në të 81', mbi Moratan që ishte nisur ballë për ballë me Skorupskin. Arbitri Sacchi fillimisht lejoi avantazhin, me topin që përfundoi në këmbët e Cuadrados, që me portën bosh goditi traversën. Megjithatë, kishte diçka që nuk shkonte dhe arbitri i VAR Guida thërriti kryesorin e ndeshjes, me sinjalizimin se mund të jetë bërë një faull ndaj spanjollit të Juventusit. Pasi u rishikua veprimi në monitor, Sacchi vendosi të fishkëllojë faullin në favor të Juventusit, por, duke e gjykuar ndërhyrjen e Soumaoros jashtë zonës, shoqëruar me karton të kuq për mbrojtësin kuqeblu.

Vendimi i arbitrit tërbon Medel, i cili proteston hapur me Sacchin që i tregoi kartonin e verdhë, përpara se ta dërgonte në jashtë fushës me të kuq po në mënyrë plateale. Aspak i lumtur, kiliani i Bolonjës vërsulet kundër Sacchit në kërkim të kontaktit, një gjest që ndoshta do t'i kushtojë më shumë se një javë skualifikimi. Me nëntë lojtarë për një çerekore lojë, përfshirë edhe shtesën prej 8 minutash, Bolonja ia doli të mos humbiste, por pësoi barabazimin e Vlahovic.

https://www.youtube.com/watch?v=mdGB3QbH4JQ&t=22s

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI