Flash

Asnjë fitues mes Teutës e Vllaznisë në Niko Dovana: Ivanovic lë Plorin pas fitore në minutën e 99

Lapsi.al 17 April 2022
Asnjë fitues mes Teutës e Vllaznisë në Niko Dovana: Ivanovic

Teuta dhe Vllaznia nuk shkojnë më shumë se një barazim 1-1, që u vendos me një gol të shënuar në minutën e 99, pas 11 minutave shtesë të akorduara. Teuta mban avantazhin e dy pikëve nga Egnatia në zonën playout, ndërsa Vllaznia qendron ngjitur me Partizanin, një pikë larg, por dështon të bëjë parakalimin që do të ishte kurorëzimi i një jave shumë të rëndësishme…

Pritej një sfidë e luftuar por në fakt ka qenë nën nivelin që pritej, pasi në pjesën e parë dy skuadrat menduan vetëm si të gjenin ndonjë hapësire me pasime nga thellësia dhe krosime nga krahët pa krijuar shumë rreziqe. Në Niko Dovana u luajt me një nxitim që shumë shpesh i pengoi të finalizonin. Ndodhi në përpjekjen e Gjurgjevic në minutën e dytë e në goditjen me kokë të Aralicës pesë minuta më pas, në krosimin e Krujës. Nuk është se bëri mirë edhe Teuta, që vuajti shumë presionin kundërshtar, në një fillim agonistic të ndeshjes.

Në pjesën e dytë, një prekje me dorë në zonën e Teutës shpërtheu protestat e Vllaznisë për 11 metërsh, por Bastari fillimisht sinjalizoi për pozicion ajshtë loje. U deshën katër minuta kontroll në VAR që Latifit ti jepej mundësia për të shënuan nga 11 metra, duke kaluar në avantazh shkodranët në minutën e 60. Avantazhi e bëri skuadrën e Plorit të mendonte vetëm si të mbyllte ndeshjen duke administruar lojën.

Teuta nuk u dorëzua deri në fund dhe pikërisht kur Vllaznia priste vetëm mbylljen e takimit, për tiu gëzuar suksesit të parë me teknikun e ri, erdhi barazimi i Ivanoviç, që breda zonës mposhti një Zogoviç, që vetëm e devijoi goditjen, por pa mundur ta mbante jashtë portës. Një pikë që gjithsesi nuk e largon shumë nga zona e rrezikshme e klasifikimit, ashtu sikurse shkodranët nuk parakalojnë dot Partizanin për vendin e katërt që vlen Europën.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI