Flash

Mesazh i koduar?/ Ambasada Gjermane bën një postim të çuditshëm (Në kulm të protestave)

Diplomacia rrallë flet me deklarata të drejtpërdrejta. Ajo komunikon me simbole, me kohën kur zgjedh të flasë dhe me mesazhet që duhen lexuar mes rreshtave. Pikërisht për këtë arsye, postimi i Ambasadës Gjermane në Tiranë, i publikuar në kulmin e protestave më të mëdha (e sot më të tensionuar) kundër qeverisë Rama, ka ngritur një pyetje që nuk mund të anashkalohet.

19:22

Skandal dopingu në Premier League: 15 lojtarë nuk kanë kaluar testet antidrogë, asnjë sanksion për ta

Lapsi.al 18 April 2022
Skandal dopingu në Premier League: 15 lojtarë nuk kanë kaluar

Të paktën 15 lojtarë të Premier League kanë dështuar në testet e drogës në vitet e fundit, ndërkohë që nuk kanë marrë një skualifikim apo sanksion. Lajmin befasues e ka raportuar Mail të dielën, duke iu referuar periudhës midis 2015 dhe 2020. Sipas asaj që bën të ditur tabloidi, 12 prej testeve kanë rezultuar pozitive për substanca të ndaluara. Për më tepër, një lojtar është ende nën hetim.

Në total, 88 lojtarë nga Anglia, Uellsi dhe Skocia kanë dhanë 'rezultate analitike negative' gjatë testimit midis 2013 dhe 2020. Rezultatet u publikuan pas një sërë kërkesash për informacion në agjencinë britanike anti-doping (UKAD).

Ndër rastet e pozitivitetit me medikamente të dopingut, ka pasur edhe një rast pozitiv për amfetaminë dhe tre për triamcinolon. Por, në mesin e lojtarëve të Premier League, ka pasur edhe katër teste pozitive për stimuluesin Ritalin dhe një për përforcuesin e testosteronit Human Chorionic Gonadotropin (HCG). Rezultatet pozitive të mbetura ishin për steroidet prednisolon dhe një derivat i cili mund të veprojë si agjent maskues për substanca të tjera të ndaluara.

Asnjë nga lojtarët pozitivë nuk u skualifikua apo u sanksionua. UKAD tha se vendimi për të mos lëshuar një pezullim u mor sepse, zakonisht, përfshinte gëlltitje aksidentale të substancës ose lojtarëve që kishin një TUE, një certifikatë përjashtimi për përdorim terapeutik. Këshu, një frymëmarrje lehtësimi për Premier League duke ditur se të gjitha rastet e pozitivitetit të gjetura në fakt kishin alibi, justifikime të pafajshme. Asnjë lojtar nuk është ndëshkuar ende nga UKAD apo FA.

Situata është e ndryshme në ligat inferiore. Raporti zbuloi se, gjatë së njëjtës periudhë, 24 lojtarë të 'non League' rezultuan pozitivë në testet e drogës. Nga këto 24, u sanksionuan 15. Përveç drogave që përmirësojnë performancën, janë gjetur teste pozitive për kanabisin, kokainën dhe morfinën.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI