Flash

“Ishte faull, mbaronte loja. Më hoqi 2 pikë”: Plori i tërbuar me arbitrin për episodin në minutën e 99

Lapsi.al 17 April 2022
“Ishte faull, mbaronte loja. Më hoqi 2 pikë”: Plori i

“Në qoftë se e kam kaluar sot cakun i kërkoj ndjesë të gjithëve. Zemërimi ishte sepse në minutën e 99-të, ishte një anësore që ishte faull. Për këtë u xhindosa me arbitrin, po ta akordonte faull mbaronte loja. Një faull më ka hequr 2 pikë. Nuk duhet të jem i fiksuar mbas këtyre problemeve, por është e vërtetë”. Elvis Plori tenton ta frenojë zemërimin për barazimin në minutën e 99 që fiksoi barazimin 1-1 me Teutën, duke i hequr Vllaznisë së tij fitoren. Tekniku megjithatë nuk gjen justifikimin vetëm tek arbitri, por sqaron edhe pikat e dobëta të të tijve: “Në momentin që futesh në fushë nuk mendon për rivalët. Duhet të jemi më të përqëndruar. Ka shumë ndeshje që nuk kemi forcë të mbajmë rezultatin”.

Tekniku shkodran, ende pa fitore në krye të skuadrës, por që e ka kualifikuar Vllazninë në finalen e Kupës, është ndalur edhe tek largimi i një lojtari të rëndësishëm si Diagne, duke sqaruar situatën: “Nuk kemi dashur që të largohej. Një ditë para ndeshje me Partizanin, u largua papritur nga stërvitje. Një profesionist nuk i bën ato gjeste të tilla. Shpresoj që të mos ketë probleme familjare dhe personale. Nuk ka qenë asnjë që ka dashur ta largojë. Na është dashur shumë. Unë e doja, por ai nuk donte të rrinte çfarë të bëj. Është si puna e nuses, që vete e kërkon, ti e do, por ajo s’të do”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI