Flash

Video/ Chelsea mposht skuadrën zbulim të FA Cup: finalja e turneut do të jetë kundër Liverpool

Lapsi.al 17 April 2022
Video/ Chelsea mposht skuadrën zbulim të FA Cup: finalja e turneut do

Chelsea dhe Liverpool do të sfidohen në finalen e FA Cup 2022, e planifikuar për të shtunën më 14 maj në Wembley. Pas fitores së djeshme të Reds ndaj Manchester City, në gjysmëfinalen e dytë në Londër, të besuarit e Tuchel mundën 2-0 Crystal Palace me golat e Loftus-Cheek dhe Mount, të dy në pjesën e dytë. Ëndrra e skuadrës së Vieira, zbulimi i turneut, merr fund, ndërsa për blutë është finalja e tretë radhazi.

Blues bashkohen kështu me Reds, ndëshkuesit e djeshëm të Manchester City, falë fitores aspak të lehtë, 2-0, në gjysmëfinalen e dytë ndaj një Crystal Palace befasues. Skuadrës së Tuchel, që kështu ngrihet në këmbë pas eliminimit në çerekfinale të Champions League me Real Madridin, iu desh më shumë se një orë për të kapërcyer mbrojtjen e rregullt të të besuarve të Vieira, që si lojtar e ka fituar pesë herë këtë kompeticion me fanellat e Arsenal dhe City. Në fakt, ishte minuta e 65 kur Loftus-Cheek zhbllokoi ndeshjen me një goditje nga brenda zones, në sugjerimin e Havertz. Kaluan vetëm njëmbëdhjetë minuta, nga aim omen, përpara se Mount të shënojë edhe të dytin, në asistin e Werner. Dy gola që shembin Crystal Palace, zbulimin e turneut, duke e çuar Chelsean në finalen e tretë radhazi në FA Cup, me suksesin që megjithatë i mungon që nga viti 2018.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI