Flash

“Përgjegjësia kryesore është te unë”. Mehmeti pa fjalë pas 0-0 me Skënderbeun: “Ndeshja më e dobët”

Lapsi.al 17 April 2022
“Përgjegjësia kryesore është te unë”.

“Është një nga ndeshjet më të dobëta që kemi interpretuar që nga janari. Jo për t’u justifikuar, por ka ndikuar goxha lodhja. Duhej të ishim më të qetë dhe më të freskët mendërisht për të menaxhuar ndeshjen. Duke u nxituar bën gabime shumë të thjeshta dhe i jep iniciativën kundërshtarit”. Dritan Mehmeti nuk gjen asnjë justifikim për barazimin e Partizanit të tij me Skënderbeun e vendit të fundit, që i rrezikoi edhe vendin e katërt në renditje. Tekniku ka patur rezerva për mënyrën e lojës së të tijve, por ka marrë mbi vete përgjegjësinë. “Jam i pakënaqur nga mënyra si interpretoi skuadra lojën, përgjegjësia kryesore është te unë. Kemi edhe 7 javë, duhet ta kërkojmë te vetja se janë 7 finale. Më vjen keq se me të tillë kundërshtarë kemi hasur gjithmonë vështirësi”, theksoi Mehmeti.

Natyrisht efekti i mesjavës së Kupës, pas 120 minuta plus penalltive e shoqëruar edhe me daljen nga kompeticioni përballë Vllaznisë, ka lënë gjurmë tek lojtarët: “Përtej faktit që skuadra ishte e rënduar psikologjikisht pas eliminimit, ka qenë e rënduar edhe nga lodhja. Duhej të kërkonim më shumë gjerësi, që të furnizonim lojtarët me krosime, patëm dy mundësi. Në këto situata duhet më shumë qetësi se i kishim rastet, duhej të realizonim në mënyrën e duhur, u mundova të bëj maksimumin por përgjegjësia është te unë se ngarkesa psikologjike dhe fizike duhej menaxhuar më mire”, përfundoi trajneri i Partizanit, që mbetet në vendin e katërt me 42 pikë, një para Vllaznisë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI