Flash

Video/ Gafa e radhës e Donnarumma, e ardhmja te PSG e pasigurtë: "Tani Navas është në dispozicion"

Lapsi.al 18 April 2022
Video/ Gafa e radhës e Donnarumma, e ardhmja te PSG e pasigurtë:

Goditje këndi e Payet, gabim në dalje e Donnarummas dhe Caleta-Car, nga fare pranë shënoi golin e barazimit për Marseille. Një gafë e re e Gigios pas atij që kontribuoi në eliminimin e parisienëve nga Champions League. Ish-portieri i Milanit nuk u shfaq në një performancë të lartë as me rastin e golit tjetër të skuadrës së Sampaolit, që për fatin e italianit u anulua nga VAR. Pakënaqësia në Paris ndaj tij ka filluar të rritet dhe qëndrimi i tij te PSG është në rrezik serioz.

L'Equipe raportoi për të dhëna, sipas së cilave drejtuesit parisien kanë vënë në bankën e të akuzuarve drejtorin sportiv Leonardo, që mund të jetë 'dashi i kurbanit' për dështimin e ri evropian. Lamtumira eventuale e brazilianit do të kishte pasoja për lojtarët e kërkuar prej tij dhe me një pagë jo në përputhje me performancën në fushë. Pikërisht rasti i Donnarummas. Gazeta franceze, më pas, flet për një hipotezë, absolutisht të pamundur, që parashikon rikthimin e Gigios te kuqezinjtë me ardhjen e pronarëve të rinj.

https://www.youtube.com/watch?v=fF062Q5uDZw

POCHETTINO: "TANI NAVAS ËSHTË NË DISPOZICION"

"Renditmenti i një lojtari gjithmonë parashikon ulje e ngritje. Nuk mund të them që Donnarumma nuk ka patur një renditment të mirë. Ne kemi dy portierë të nivelit. Keylor Navas u kthye nga Kosta Rika i dëmtuar, por punoi me grupin dje dhe tani është në dispozicion. Do të shohim kush mes të dyve do të luajë në ndeshjen e radhës. Të gjithë lojtarët mund të bëjnë gabime, duke përfshirë edhe portierët."

Ndërkohë, Gigio ka postuar një foto pas ndeshjes që e tregon të relaksuar dhe të qetë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI