Flash

E pabesueshme arritja e Inaki Williams: gjashtë vjet pa munguar në asnjë ndeshje në La Liga

Lapsi.al 18 April 2022
E pabesueshme arritja e Inaki Williams: gjashtë vjet pa munguar në

Integriteti fizik, besimi i trajnerëve, shumë aftësi dhe pak fat që nuk bën kurrë keq: në rekordin e nënshkruar dje nga Inaki Williams janë të gjitha këto. Sulmuesi spanjoll me origjinë ganeze, kundër Celta Vigos, ka koleksionuar ndeshjen e 227 radhazi të luajtur në La Liga, praktikisht gjashtë vite radhazi pa asnjë dëmtim, skualifikim apo përjashtim për zgjedhje teknike. Tetorin e kaluar Williams kishte mposhtur rekordin e mëparshëm prej 203 ndeshjesh radhazi të luajtura në ligën spanjolle, që i përkiste Juanan Larranaga, mbrojtësit të Real Sociedad të arritur gjatë viteve '80 dhe '90.

Seria e pabesueshme e sulmuesit, nën kontratë me Bilbaon deri në vitin 2028 me një klauzolë lirimi prej 150 milionë eurosh, filloi më 17 prill 2016 në fitoren 1-0 kundër Malagas: që atëherë 226 ndeshje të tjera radhazi, edhe pse të shënjuara me "vetëm" 44 gola (shtatë këtë sezon). Inaki Williams iu bashkua Bilbaos në dhjetor 2014, duke regjistruar gjithsej 333 paraqitje deri më tani, me 74 gola dhe 44 asiste.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI