Flash

Kundër Gjeorgjisë ndryshime të detyruara: në stërvitje mungojnë Balliu, Bare dhe Uzuni

Lapsi.al 28 March 2022
Kundër Gjeorgjisë ndryshime të detyruara: në stërvitje

Spanja, pasi fitoi ndeshjen në minutën e fundit, në miqësoren kundër Shqipërisë, i prish akoma punë kuqezinjve duke i rrëmbyer dy lojtarë. Në rikthimin e kuqezinjve në stërvitje, pas ndeshjes me iberikët, nuk ka zbritur në fushë mbrojtësi Ivan Balliu, i cili do të mungojë në miqësoren ndaj Gjeorgjisë. Me lojtarin ishte rënë paraprakisht dakord që do të luante vetëm miqësoren ndaj Spanjës e më pas do të kthehej te klubi i tij, pasi pret të bëjë dozën e tretë të vaksinës anti-Covid për t’u pajisur me pasaportën e vaksinimit (Green Pass). Nuk do të jetë ndaj Gjeorgjisë as sulmuesi Myrto Uzuni. Pas kërkesës së Granadas për ta pasur lojtarin në dispozicion për shkak se ka një ndeshje shumë të rëndësishme në kampionat këtë javë dhe pas konsultimit me stafin teknik u vendos që Uzuni të qëndrojë në Spanjë.

Pas miqësores me Spanjën, Kombëtarja shqiptare ka vijuar përgatitjet për miqësoren e dytë ndaj Gjeorgjisë. Kuqezinjtë kanë zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore paraditen e të dielës në qendrën stërvitore të klubit Espanjol në Barcelonë. Lojtarët janë ndarë në dy grupe, teksa ata që u aktivizuan titullarë me Spanjën zhvilluan vetëm disa ushtrime fizike dhe pa top. Ndërsa lojtarët që nuk u aktivizuan apo hynë në fushë si zëvendësues bënë stërvitje më të ngarkuar dhe taktike.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në këtë seancë stërvitore nuk mori pjesë mesfushori Keidi Bare, i cili ka pasur një tërheqje muskulore pas ndeshjes. Futbollisti kuqezi ka qenë në monitorim të vazhdueshëm dhe pas konsultimit me stafin mjekësor, u vendos që të mos jetë me skuadrën ndaj Gjeorgjisë. Lojtari do të kthehet te klubi i tij në Spanjë për të vazhduar rekuperimin.

Skuadra ka zhvilluar të hënën paradite sërish në Barcelonë edhe seancën zyrtare stërvitore para ndeshjes, ku më pas do të zhvillojnë edhe konferecën zyrtare për shtyp. Po sot kombëtarja do udhëtojë drejt Shqipërisë për t’u akomoduar në hotel Tropikal në Durrës.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI