Flash

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

F1, Verstappen triumfon në Sakhir, Leclerc e Sainz përsërisin podiumin: Hamilton katastrofë

Lapsi.al 27 March 2022
F1, Verstappen triumfon në Sakhir, Leclerc e Sainz përsërisin

Max Verstappen shënoi fitoren e tij të parë të sezonit në fund të një dueli shumë të ashpër me Charles Leclerc, i cili zgjati gjatë të gjithë garës, por që i drithëroi të gjithë në pesë xhirot e fundit. Në fillimin e xhiros së 47 dhe të tretin nga fundi, kampioni në fuqi arriti të kalonte pilotin e Ferrarit pikërisht në vijën e finishit, i cili - në fund - nuk mundi të replikonte edhe për shkak të një flamuri të verdhë në sektorin e parë. Carlos Sainz kompletoi podiumin përpara Sergio Perez, që pavarësisht se u nis i pari ishte i pafat në fazën e pit stop. George Russell përfundon i pesti me Mercedes, ndërsa Lewis Hamilton e mbylli vetëm i dhjeti.

Episodi vendimtar ndodhi në fillim të xhiros së 47, kur Verstappen parakaloi Ferrarin pikërisht në vijën e finishit. Për pilotin nga Monaco gjërat u komplikuan në xhiron që pasoi, kur një flamur i verdhë në sektorin e parë (aksident midis Albon dhe Stroll në kthesën e parë) e pengoi të sulmojë me DRS në pikën më të favorshme. Charles, në fakt, provoi gjithçka, por Verstappen ishte shumë gjakftohtë dhe mbajti situatën "në kontroll".

Max shënoi suksesin e tij të parë këtë sezon, Leclerc megjithatë konsolidoi lidershipin e tij në Kampionatin Botëror, ndërsa Sainz "klonoi" podiumin e Sakhir. Russell e mbylli garën i pesti përpara Ocon, Norris, Gasly, Magnussen dhe një Hamiltoni asnjëherë protagonist.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI