Flash

Plasin polemikat te Roma: gruaja e Veretout pozitive me Covid feston ditëlindjen me miqtë e të afërmit

Lapsi.al 27 March 2022
Plasin polemikat te Roma: gruaja e Veretout pozitive me Covid feston

Është stuhi polemikash në kryeqytetin italian Romë dhe e gjitha vërtitet rreth Jordan Veretout. Ajo që shkaktoi zemërimin e tifozëve të Romës ishte gruaja e tij Sabrina, e cila të shtunën fillimisht njoftoi pozitivitetin e saj ndaj Covid përmes rrjeteve sociale, më pas postoi imazhe të një feste në shoqërinë e miqve dhe të afërmve. Reagimet nuk vonuan dhe disa u bënë publike edhe nga vetë Sabrina, e cila me ironi tregoi në historitë e Instagramit disa nga ofendimet e marra (“ik nga Roma”, “je turp për shoqërinë”) të shoqëruara me zemra të vogla dhe këngën 'Ti amo' nga Umberto Tozzi.

Pasi mësoi për pozitivitetin, Sabrina Veretout postoi një seri historish në të cilat ajo dokumentoi ditën e saj: "Të dridhura dhe dhimbje koke totale, por duhet të rezistoj," shkroi ajo, përpara se t'i lejonte vetes trajtimin me parukiere në shtëpi dhe të shpjegonte në një seri videosh që të gjithë të ftuarit ishin të vetëdijshëm për pozitivitetin e saj dhe se gjithsesi kishin qenë në kontakt me të ditët dhe orët e mëparshme.

Në historitë e publikuara të festës nuk figuron asnjëherë Veretout, por mesfushori francez, që nuk u grumbullua nga kombëtarja e tij, ndodhet me gruan e tij në Monte Carlo, siç e dëshmojnë edhe xhirimet e tjera të ditëve të fundit dhe, sipas të gjitha gjasave, ka marrë pjesë edhe ai në festë. Të hënën është programuar rinisja e stërvitjes në Trigoria, pasi Mourinho u kishte dhënë pesë ditë pushim atyre që nuk kishin asnjë angazhim me ekipin e tyre përfaqësuese.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI