Flash

Akord me Lewandowskin: Barcelona bën zgjedhjen përfundimtare

Lapsi.al 27 March 2022
Akord me Lewandowskin: Barcelona bën zgjedhjen përfundimtare

Robert Lewandowski është gjithnjë e më pranë Barcelonës. Sipas asaj që raportoi sot gazeta spanjolle Sport, klubi katalanas dhe sulmuesi polak tashmë kanë arritur një marrëveshje në parim për kohëzgjatjen e kontratës dhe për pagën. Duke qenë se kontrata e qendërsulmuesit me Bayern Mynih skadon në vitin 2023, Barcelona ka ndërmend t'i bëjë një propozim klubit gjerman që shkon nga 50 deri në 60 milionë euro.

Vetëm pak ditë më parë blaugranat ishin të orientuar në tre lojtarë, me Erling Haaland objektivin kryesor. Në Barcelonë ishin të sigurtë se mund ta merrnin norvegjezin e Dortmund, por Manchester City e ka rritur presionin, duke e bërë të qartë se nuk do të kursehen për lojtarin. Kështu, spanjollët e lëvizën objektivin drejt Mohamed Salah dhe pikërisht Lewandowskit. Duke qenë se Salah pretendon nga Liverpool një pagë prej 400 mijë paund në javë, Laporta ka menduar se është më e udhës të shihte drejt polakut, me të cilin ka arritur edhe akordin fillestar.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI