Flash

Ronaldo humbet 5 milionë stërlina bonuse: nëse Manchester United nuk arrin zonën Champions 'firot' rriten

Lapsi.al 27 March 2022
Ronaldo humbet 5 milionë stërlina bonuse: nëse Manchester United

Sezon për t'u harruar për Cristiano Ronaldon, i cili humbet trofe dhe humbet gjithashtu edhe bonuseet. Portugezi u rikthye te Manchester United verën e kaluar me një kontratë të lidhur shumë me bonuset, për të kompensuar shkurtimin e pagës së tij. Në të vërtetë, Djajtë e Kuq mirëpritën CR7 në Old Trafford, por lojtari duhej të pranonte një pagë dukshëm më të ndryshme nga ajo e marrë te Juventus. Klubi i Premier League e ka përgjysmuar pagën, krahasuar me atë të Torinos, por kishte shtuar disa bonuse.

Portugezi, megjithatë, i ka thënë lamtumirën disa prej tyre që në këtë pikë të sezonit. Manchester United për të pestin sezon radhazi nuk do të fitojë trofe dhe për këtë arsye CR7 do të humbasë bonuset. Ronaldo, në fakt, do t'i duhet t'i thotë lamtumirë 5 milionë stërlinave për shkak të sezonit të tmerrshëm të klubit.

Humbja më e rëndë është ajo në fazën e 1/8 e Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madrid. Nëse portugezi do të kishte arritur në finalen e Parisit në maj, ai do të kishte fituar rreth 2.5 milionë stërlina. Dështimit europian i shtohet edhe ai në kompeticionet kombëtare, që fshin shpërblimet e tjera për CR7. Nëse Djajtë e Kuq nuk arrijnë në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, Ronaldo do të duhet t'i thotë lamtumirë një tjetër bonusi.

37-vjeçari, siç shpjegon The Sun, rrezikon të kënaqet vetëm me një bonus, atë si golashënuesi më i mirë i United. Ronaldo deri më tani ka shënuar 18 gola dhe tre asiste në 33 ndeshje. Pas tij, për momentin, është Bruno Fernandes, i cili ka shënuar “vetëm” nëntë gola.

Përveç bonusit, sulmuesi tani është i fokusuar edhe te objektivi Kupa e Botës. Portugalia, pas fitores 3-1 ndaj Turqisë, do të përballet me Maqedoninë e Veriut në finalen e play-off në Dragao. Në rast fitore, Ronaldo dhe shokët e tij të skuadrës do të fitonin një kalim për në Katar 2022.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI