Flash

Gjesti fisnik i Keylor Navas: mirëpret në shtëpinë e tij në Paris 30 refugjatë ukrainas

Lapsi.al 27 March 2022
Gjesti fisnik i Keylor Navas: mirëpret në shtëpinë e tij

Keylor Navas, një kampion në fushë, por edhe jashtë saj. Portieri i PSG ka treguar zemrën e madh, kur vendosi të ofrojë ndihmë konkrete për civilët që po ikin nga lufta në Ukrainë, duke e vënë shtëpinë e tij në dispozicion për të pritur disa dhjetëra refugjatë ukrainas.

Siç raporton gazeta spanjolle 'Sport' dhe, më pas, është konfirmuar edhe nga portali francez RMC, ai ka mirëpritur 30 refugjatë ukrainas në shtëpinë e tij në Paris. Lojtari nga Kosta Rika dhe gruaja e tij blenë 30 shtretër, të cilët i vendosën në dhomën e kinemasë, duke siguruar gjithashtu ushqim dhe veshje.

Navas, i cili i përket kishës ungjillore, nuk është i ri në nismat e bamirësisë dhe filantrope: nëpërmjet Fondacionit të tij ai ka ndihmuar familjet në nevojë të vendit të tij edhe gjatë emergjencës Covid.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI