Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

"Isha Jordan i futbollit, para ndeshjes e bëja, por... me gruan time": Romario flet edhe për të bijën me sindromën 'Down'

Lapsi.al 29 January 2022
"Isha Jordan i futbollit, para ndeshjes e bëja, por... me gruan

Romario, ish-futbollisti i Barcelonës dhe Valencias, tashmë politikan brazilian, ka kujtuar momentet më të paharrueshme të karrierës së tij për “The Players Tribune” duke shpjeguar edhe arsyen pse i hyri politikës. Vajza e tij. "Ajo ka lindur me sindromën Down, më bëri të kuptoj se ata kishin nevojë për ndihmë dhe kishin pak përfaqësues në politikë. Tani unë jam i njohur për mbrojtjen e tyre. Ata kanë të njëjtën të drejtë si ne për të qenë pjesë e shoqërisë".

Figura e Romarios ka qenë gjithmonë e lidhur me konceptin e gjeniut dhe parregullsisë. E vetë ish-sulmuesi ka theksuar se sa e vështirë është të heqësh qafe 'etiketën' e vendosur. "Në fakt, unë kurrë nuk kam anashkaluar një seancë stërvitore. E di që të gjithë ishin të bindur që Romarios i pëlqente të festonte dhe të shkonte me femrat. Në fakt, më ka ndodhur të bëja seks edhe para ndeshjeve, por me gruan time. E nuk më jepte ndonjë problem, përkundrazi, në fushë isha shumë i relaksuar dhe i lehtë. Sidoqofte kur shënoja tre ose katër gola në lojë, bëhesha serioz, i pashëm dhe i besueshëm. Nuk mendoj se isha futbollisti më i mirë i kohës sime, por isha ndoshta goditësi më i mirë. Ishte pak si në basketboll. Kur duhet të bëje një kosh, ia pasoje topin Jordanit."

Romario u largua shumë herët nga Brazili, por ai është një idhull absolut, ashtu si në Barcelonë, e cila e mirëpriti dhe e vlerësoi pas eksperiencës në Holandë. “Kur shkova te PSV, isha 22 vjeç dhe nuk kisha jetuar kurrë jashtë Rios. Nga plazhi, befas, isha në një vend të errët dhe të ftohtë. Një herë temperatura kishte rënë në minus 17 gradë. Kam qëndruar tre ditë pa dalë nga shtëpia, kisha kaluar në letargji. Kur u transferova në Barcelonë doja numrin 11, ishte numri im i preferuar, por Cruijff, trajneri më i madh që kam patur, më dha 10-ën duke shpjeguar se në ekipin e tij më të mirët luajnë gjithmonë me atë numër".

Ndër historitë e ndryshme me futboll, Romario ka një të veçantë për të treguar: u shpall kampion Bote, por rrezikoi të mos ishte. "Nuk do të isha thirrur kurrë nëse Brazili nuk do të kishte vuajtur për t'u kualifikuar. Unë kisha debatuar me stafin teknik që luante kualifikimin për Kupën e Botës me Uruguain. Nëse Brazili nuk do të ishte kualifikuar, ata praktikisht do të duhej të largoheshin nga shteti. Kështu iu desh të më thërrisnin. Atë ditë luajta ndeshjen time më të mirë me kombëtaren”.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI