Flash

Shoqata Rajonale e Futbollit kryen votimet në Korçë, sërish akuza për ndërhyrje të politikës

Lapsi.al 28 January 2022
Shoqata Rajonale e Futbollit kryen votimet në Korçë,

Votimet në shoqata rajonale të FSHF kanë vazhduar dhe në Korçë. SHRF Korçë ka zgjedhur delegatët e saj për Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së, që mbahet më 2 mars. Përfaqësues me të drejtë vote në Asamblenë Kombëtare të Federatës Shqiptare të Futbollit është zgjedhur Roland Shkëlqimi. Krahas tij, një mandat të tillë ka edhe kryetari i kësaj shoqate Ilirian Përmeti, të cilit mandati i përfundon në fund të muajit qershor.

FSHF në njoftimin e bërë raporton edhe probleme: “Në këto punime morën pjesë delegatët e 5 anëtarëve të kësaj shoqate, nga 8 që janë në total. Këto 5 anëtarë u përfaqësuan në këtë mbledhje nga 7 delegatë. SHRF Korçë konstatoi me shqetësim se për zhvillimin e këtyre punimeve, përfaqësuesi i njërit prej dy delegatëve të KF Pogradeci nuk u lejua nga kryetari i Bashkisë Pogradec të merrte pjesë në këtë Asamble”, thuhet në njoftimin e FSHF.

Veç të tjerash raportohet se SHRF Korçe ka propozuar Armand Dukën si kandidat për president në FSHF, ndërsa Arben Dervishajn si kandidat për anëtar të Komitetit Ekzekutiv.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI