Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

"Jemi në dispozicion nëse FSHF do të kërkojë ndihmë": FIFA del hapur dhe paralajmëron politikën

Lapsi.al 27 January 2022
"Jemi në dispozicion nëse FSHF do të kërkojë

"FIFA pret që FSHF-ja të mbetet në pozicionin për të zhvilluar një proces zgjedhor paqësor, transparent dhe të rregullt, pa ndikimin e panevojshëm nga palët e treta në përputhje me statutet dhe rregulloret e sapo miratuara të FSHF-së, si dhe kërkesat e FIFA-s". Institucioni që qeveris futbollin botëror ka reaguar e shqetësuar për situatën që po kalon Federata Shqiptare e Futbollit për shkak të ndërhyrjeve politike, duke bërë qartazi një paralajmërim: "Ju do të keni mbështetjen tonë absolute në përpjekjet tuaja dhe ne jemi në dispozicionin tuaj të plotë nëse FSHF do të kërkojë ndihmë" shkruhet në letrën zyrtare të FIFA-s me nënshkrimin e Kenny Jean-Marie, përgjegjëse e Zyrës së FIFA-s për Federatat Anëtare.

Në letrën zyrtare të dërguar sot në adresë të FSHF-së, qeveria e futbollit ndërkombëtar shprehet shumë e shqetësuar për situatën e krijuar dhe thekson mbështetjen e saj të plotë për Federatën e Futbollit në këtë moment, me një mbyllje që është mes paralajmërimit e kërcënimit për të gjithë ata nga jashtë që duan të fusin hundët në punët e futbollit: "Ju lutemi të na informoni menjëherë për çdo zhvillim në këtë drejtim".

LETRA E PLOTË E FIFA-s PËR FSHF-në

I nderuar zoti Shulku,

Me shumë shqetësim kemi mësuar për situatën mjaft problematike me të cilën po përballet Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) në procesin e saj zgjedhor.

Në këtë aspekt dhe para së gjithash, u shqetësuam shumë kur morëm vesh për shpërthimin me bombë të ndodhur më 24 janar 2022 në shtëpinë e familjes së Presidentit të FSHF-së, z. Armand Duka. FIFA e dënon këtë akt në mënyrën më të ashpër të mundshme.

Së fundi, dëshirojmë të theksojmë se FIFA pret që FSHF-ja të mbetet në pozicionin për të zhvilluar një proces zgjedhor paqësor, transparent dhe të rregullt, pa ndikimin e panevojshëm nga palët e treta në përputhje me statutet dhe rregulloret e sapo miratuara të FSHF-së, si dhe kërkesat e FIFA-s. Ju do të keni mbështetjen tonë absolute në përpjekjet tuaja dhe ne jemi në dispozicionin tuaj të plotë nëse FSHF do të kërkojë ndihmë.

Ju lutemi të na informoni menjëherë për çdo zhvillim në këtë drejtim.

E juaja sinqerisht,

Kenny Jean-Marie

Përgjegjësja e Zyrës së FIFA-s për Federatat Anëtare

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI