Flash

U dëmtua në Europian, zgjaten kohët e rikuperimit për Spinazzolan: mjeku i Italisë trishton Mourinhon

Lapsi.al 29 January 2022
U dëmtua në Europian, zgjaten kohët e rikuperimit për

Koha e rikthimit në fushë të Leonardo Spinazzolas po zgjatet përtej parashikimeve. Sipas asaj që u bë e ditur gjatë kontrollit të kombëtares së Italisë nga Andrea Ferretti, doktor i të kaltërve, rikuperimi i anësorit verdhekuq nga këputja e tendinës së Akilit do të ecë më ngadalë se sa pritej, aq sa do të shtynte gjithçka për sezonin e ardhshëm. “Objektivi i arsyeshëm i Spinazzolas është të kthehet në fushë në gusht”, shpjegoi Ferretti disi në mënyrë befasuese.

"Ky është një dëmtim shumë i rëndë për një lojtar - ka specifikuar Ferretti në mikrofonat e Il Diabolico e il Divino -. Historia na mëson se rikuperimi është shumë i ngadalshëm". "E pashë Spinazzolan përsëri pak para Krishtlindjeve dhe ai ishte shumë optimist, madje edhe duke e ditur se nuk do të kthehej së shpejti - shtoi ai -. Por testet në fushë nuk kanë filluar ende."

“Besoj se rikthimi i tij realist është në fillimin e kampionatit të ardhshëm, me perspektivën për të qenë në formë të plotë për Botërorin”, përfundoi mjeku i kombëtares, duke zhdukur shpresat e tifozëve të Romës dhe vetë Mourinhos për ta parë Spinazzolan në fushë në këtë pjesë të dytë të sezonit.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI