Flash

UEFA i fik 'derën' Inzaghit: Barella skualifikohet për dy ndeshje, humbet 1/8 me Liverpool

Lapsi.al 29 January 2022
UEFA i fik 'derën' Inzaghit: Barella skualifikohet për dy

Barella do të humbasë plotësisht ndeshjet e 1/8 të Ligës së Kampionëve, që Inter duhet të luajë kundër Liverpool e jo vetëm ndeshjen e parë, siç u mendua pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e fundit kundër Real Madridit. Komiteti i Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s u mblodh të martën e kaluar për të vlerësuar rastin e mesfushorit zikaltër (karton i kuq i marrë për faullin ndaj Eder Militaos në javën e fundit të raundit të grupeve) dhe, në bazë të asaj që përmbante raporti i arbitrit Felix Brych, ka vendosur të ndalojë lojtarin e Interit për dy ndeshje. Skualifikimi i është komunikuar sot klubit zikaltër i cili ka vendosur të mos apelojë.

Prandaj, Barella do të ulet në tribuna më 16 shkurt (vajtja në San Siro) dhe 9 mars (kthimi në Anfield), me Simone Inzaghin të detyruar të heqë dorë nga mesfushori i tij "më anglez" në sifdat kundër Reds. Një përplasje shumë e komplikuar për Interin, tashmë edhe më e ndërlikuar për shkak të mungesës së numrit 23 të zikaltërve që paguan kështu shtrenjtë reagimin e Bernabeut.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

The Albanian Files: Anatomia e "rilindjes arkitekturore" të Edi Ramës

I prezantuar si një album i transformimit arkitekturor të Shqipërisë, libri “The Albanian Files” hedh dritë mbi rolin e kryeministrit Edi Rama dhe vartësve të tij në përzgjedhjen e arkitektëve me famë botërore për projektet private të kullave në Tiranë dhe resorteve në bregdet.

20:59

Me sytë katër

PAPARAZZI