Flash

Denoncimi: U arrestova për të njëjtin krim sapo mbarova dënimin

Fiks Fare denoncoi se një qytetar, Klodjan Gjikdhima, u mbajt “peng” disa javë në burg, pas një gabimi të njerëzve të drejtësisë (prokurorit dhe OPGj-së), të cilët e arrestojë megjithëse e kishte mbaruar dënimin. Klodjani qëndroi disa ditë në dhomat e shoqërimit dhe më pas në burgun e Kosovës në Lushnjes, ku vetëm pas 1 muaji prokuroria “kujtohet” se e kishte kryer dënimin.

21:59

Video/ Ibra shënon, por penalltinë me Venecian e godet Theo: Milan, i pari në pritje të Inter

Lapsi.al 9 January 2022
Video/ Ibra shënon, por penalltinë me Venecian e godet Theo: Milan, i

Në ndeshjen e parë të javës së 21 të Serie A, Milani ka mposhtur 3-0 Venezian duke arritur provizorisht në krye të renditjes me dy pikë përpara Interit, i cili megjithatë duhet të luajë akoma dy ndeshje. Gjithçka e lehtë në Penzo për kuqezinjtë, të cilët kaluan në avantazh pas vetëm 2' minutash me Ibrahimovic. Në fillim të pjesës së dytë Theo Hernandez gjeti dyfishimin me të majtën (48'), ndërsa në minutën e 59 shënoi dygolëshin personal, duke realizuar penalltinë e akorduar për një prekje me dorë nga Svoboda (i përjashtuar) në vijën e portës, pikërisht në një goditje të tij.

Gjithçka e lehtë, madje shumë e lehtë për Milanin në Venecia. Kuqezinjtë e patën një shëtitje ndeshjen me venecianët, të likuiduar 3-0 falë golit të Ibras (Venezia është viktima e tij e 80-të në pesë kampionatet më të mira evropiane) dhe dygolëshit të Hernandez. Një nga golat e Theos erdhi me penallti, kur Ibra ishte në fushë. Që do të thotë: pas gabimeve të përsëritura, Zlatan ia la vendin shokut të skuadrës.

Venezia nuk ishte kurrë në lojë dhe në rastin e penalltisë së kuqezinjve mbetën edhe me dhjetë lojtarë (kartoni i kuq për Svobodan). Venetët u përpoqën të krijonin - ndonjëherë - me ndonjë fraksion interesant, por Maignan nuk u shqetësua kurrë vërtetë. Diferenca në vlerat teknike mes dy skuadrave ishte shumë e madhe. Shkatërrues, në veçanti, Leao dhe Theo në anën e majtë. Për të shënuar debutimi në Serie A i të riut Stanga, i aktivizuar në fund nga Pioli në vend të Florenzit. Milani konfirmon kështu momentin e shkëlqyer të formës dhe vazhdon të ushtrojë presion ndaj Inter kryesues.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Denoncimi: U arrestova për të njëjtin krim sapo mbarova dënimin

Fiks Fare denoncoi se një qytetar, Klodjan Gjikdhima, u mbajt “peng” disa javë në burg, pas një gabimi të njerëzve të drejtësisë (prokurorit dhe OPGj-së), të cilët e arrestojë megjithëse e kishte mbaruar dënimin. Klodjani qëndroi disa ditë në dhomat e shoqërimit dhe më pas në burgun e Kosovës në Lushnjes, ku vetëm pas 1 muaji prokuroria “kujtohet” se e kishte kryer dënimin.

21:59

Me sytë katër

PAPARAZZI