Flash

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Provokimet e Mihajlovic: "Nuk e kuptova kurrë shkarkimin nga Milan. Me Juven ishte e kryer, k**lliqet e tyre"

Lapsi.al 9 January 2022
Provokimet e Mihajlovic: "Nuk e kuptova kurrë shkarkimin nga Milan. Me

Sinisha Mihajlovic ripërshkon karrierën e tij dhe prek temat më të nxehta të momentit, në një intervistë të gjatë për Corriere dello Sport. “Kurrë nuk e kuptova pse Milani më shkarkoi, isha i pesti apo i gjashti dhe në finalen e Kupës së Italisë nuk mund të bënim më shumë – shpjegoi trajneri i Bolonjës –Jam si Cecilia e bukur (legjende italiane), të gjithë e duan dhe askush nuk e merr". Në lidhje me dështimin për të marrë pankinën e Juventus: “Ishte gjithçka e kryer, sidoqoftë k**lliqet e tyre, punë për ta”.

"Ishte pavendosmëria e Contes: klubi nuk donte ta shkarkonte dhe ai fillimisht ishte larguar dhe më pas e rimendoi - shpjegoi trajneri serb -. Sidoqoftë, k**lliqet e tyre, punë për ta. Në atë moment ishin të lirë Allegri, Mancini dhe Spalletti, por Juve më kishte zgjedhur mua. Me Sampdorian kisha caktuar një datë deri në të cilën do të më duhej të jepja një përgjigje përfundimtare dhe duke parë që Juve po e zgjaste, respektova fjalën time dhe firmosa për një vit tjetër me Ferreron.

Edhe afrimet ndër vite me Interin, Romën dhe Napolin nuk janë realizuar kurrë. "Unë jam si Cecilia e bukur, të gjithë e duan dhe askush nuk e merr. Herë pas here mendoj se nëse do të kisha shkuar te Juve diçka do të kisha fituar edhe unë, si mendoni ju? Si futbollist kam marrë gjithçka. Si trajner kam marrë një kënaqësi të madhe dhe jam i sigurt se klubi i madh do të arrijë herët a vonë. Milani është një ekip i madh, por në periudhën time ata ishin dicka më pak."

Aventura te Milan. “Nuk e kuptova kurrë pse Milani më shkarkoi: isha i pesti apo i gjashti dhe në finalen e Kupës së Italisë. Me atë skuadër, që nga Milan kishte vetëm emrin, ishte e pamundur të bëhej më shumë. Sezonin e ardhshëm ata ndryshuan nëntë nga njëmbëdhjetë titullarët. Të mbijetuarit e vetëm, ishin ata që i lancova unë, Donnarumma dhe Romagnoli. Keqardhje? As zhgënjime dhe as keqardhje, sepse nuk e kontrolloja situatën e zgjedhja nuk ishte kurrë e imja. Keqardhjet pastaj janë të kota. Mora Milanin e gabuar, por si mund t'i thuash jo Milanit?”.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI