Flash

Bolonja sulmon Lega Serie A: "Vendimi për të luajtur kundër Cagliarit të martën na lë të habitur"

Lapsi.al 9 January 2022
Bolonja sulmon Lega Serie A: "Vendimi për të luajtur kundër

“Jemi të tronditur nga një masë e marrë pa nevojë reale për urgjencë, e cila tregon vetëm përbuzje ndaj parimeve më elementare të drejtësisë konkurruese dhe mbrojtjes së integritetit fizik të lojtarëve”. Vendimi i Lega Serie A për të shtyrë ndeshjen Cagliari-Bologna për të martën nuk është gëlltitur lehtë nga klubi emilian, që ka shprehur të gjithë zhgënjimin e tij përmes një deklarate të ashpër të lëshuar mëngjesin e së dielës.

KOMUNIKATA E BOLONJËS

"Bologna Fc 1909, duke marrë shkas nga vendimi i pakuptueshëm i Lega Serie A për të shtyrë ndeshjen Cagliari-Bologna për të martën në 11 janar, ka qëllim të shprehë kunëdrshtinë e saj totale për një zgjedhje të pamotivuar, penalizuese e shqetësuese. Të gjithë pjesëmarrësit e grupit skuadër janë në izolim në shtëpi që nga e mërkura për shkak të një vendimi të Autoritetit shëndetësor të Bolonjës, vlefshmëria e së cilës është konfirmuar edhe nga Gjykata Administrative. Për rrjedhojë, lojtarët që nuk rezultojnë pozitivë për Covid-19 do të duhet të largohen për Cagliarin nesër dhe duke luajtur një ndeshje kampionati të martën pa patur mundësi të stërvitemi për një javë, me të gjitha rreziqet që rrjedhin edhe për sigurinë e sportistëve. Jemi të tronditur përballë një mase të marrë pa asnjë nevojë urgjente (as Bolonja e as Cagliari nuk luajnë në kupat e Europës dhe për këtë arsye nuk ka mungesë të datave të disponueshme në kalendar), që dëshmon vetëm përbuzje ndaj parimeve më elementare të drejtësisë konkurruese dhe mbrojtjes së integritetit fizik të lojtarëve".

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI