Flash

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Laçi punon nën rrogoz: Josa ende nuk ka parë asnjë profil lojtari, por i ka idetë të qarta

Lapsi.al 9 January 2022
Laçi punon nën rrogoz: Josa ende nuk ka parë asnjë profil

Duket sikur gjithcka shkon drejt ndjesive të teknikut, që qendron indiferent ndaj mundësisë për tu përforcuar, me mendimin se organika e tij vlen dhe se në janar është e vështirë të gjejë elementë që të bëjnë diferencën në krahasim me lojtarët që Josa ka aktualisht në dispozicion. Që shpresat për vazhdimin e sezonit në nivele të larta nuk do t’i varte në merkaton e janarit Mirel Josa e kishte bërë të qartë edhe përpara se dritarja dimërore të hapej.

Megjithatë, drejtuesit bardhezinj nuk është se kanë qendruar palëvizur, por deri tani sistemi i indikatorëve të merkatos ka mbetur në fazën e vëzhgimit, për të gjetur profile që mund ti interesojnë Lacit. Kërkohet një anësor i fortë, në mënyrë që Zarubica e Mazrekaj, të vetmit e rolit, të mund të marrin frymë ose të alternohen, pa qenë e nevojshme që Ziko të sakrifikohet në një pozicion jo natyral sa herë që duhet zëvendësuar një prej të dyve.

Kërkimet deri tani nuk kanë sjellë asnjë identikit për tiu servirur Josës, që vazhdon i qetë stërvitjen me të gjithë grupin pa u shqetësuar për merkaton. Natyrisht është vetëm java e parë e janarit dhe gjërat mund të ndryshojnë, por deri tani tekniku nuk është ulur të studiojë asnjë lojtar, në pritje për të gjetur të duhurin, që sipas të gjitha informacioneve që vijnë nga klubi kurbinas duhet të vijë nga merkato ballkanase.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI