Flash

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Nga Strakosha te Milinkovic, Inzaghi rigjen përballë ata që i bëri të shkëlqejnë

Lapsi.al 9 January 2022
Nga Strakosha te Milinkovic, Inzaghi rigjen përballë ata që i

Simone Inzaghi ka diktuar pikën e kthesës në karrierën e tyre. Inter-Lazio është një pasqyrë e emocioneve të veçanta për Thomas Strakoshën, Luiz Felipe dhe Luis Alberton. Ata do të përballen me trajnerin me të cilin nisi ngjitja e tyre me bardhekaltrit. Ose akoma më shumë, njeriun që donte të besonte me çdo kusht në cilësitë e tyre edhe kur ato nuk ishin aq të shprehura. E pikërisht në Meazza, Strakoska papritur e gjeti veten titullar të Lacios. Ishte 20 shtatori i vitit 2016, dëmtimi i Marchettit dhe dyshimet mbi Vargic e lejuan shqiptarin, i cilësuar si portieri i tretë, të bënte hapin e madh. Titullar kundër Milanit dhe porta shpejt u bë e gjitha e tij. Inzaghi e kishte njohur talentin e tij që nga koha me të rinjtë te Lazio, megjithëse portieri nuk kishte shkëlqyer në aventurën në Salerno. Besimi i trajnerit piacentin blindoi Strakoshën, shtyllë e Lazios së Inzaghit deri në sezonin e kaluar kur ardhja e Reina përmbysi hierarkitë e konsoliduara dhe dëmtoi edhe marrëdhëniet mes trajnerit dhe portierit shqiptar, i cili përfundoi në stol.

Në verën e 2017-ës, edhe ai i kthyer nga një vit pa shkëlqim në Salerno, Luiz Felipe u përfshi në grupin për grumbullimin e Auronzos. Në provë. Mbrojtësi, i peshkuar një vit më parë te amatorët e Ituanos në Brazil, i bëri përshtypje Inzaghit, i cili e donte në skuadër dhe shpejt e renditi si titullar në kampionat. Tani Luiz Felipes i skadon kontrata, rinovimi me Lazion është ende në pritje, e ardhmja mund t'i rezervojë edhe një vend të ri në dispozicion të Inzaghit. Do të kishte dashur të ndiqte teknikun te Inter sigurisht Luis Alberto. Nën udhëheqjen e tij ai arriti majat pas një sezoni me shumë enigma. I mbërritur në vitin 2016, pas largimit të Candrevës, spanjolli hasi shumë vështirësi në impaktin e tij në futbollin italian, por Inzaghi besoi në talentin e tij dhe nga vera e 2017-ës u shfaq 'Magjistari'. Veprime plot fantazi në një repertor që trajneri e konfiguroi fillimisht si një fantazist dhe më pas si mesfushor të brendshëm. Në këta muajt e parë me Sarrin, spanjolli po njihet shpesh me stolin dhe një nostalgji në rritje për vitet me Inzaghin.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI