Flash

"Nuk dua sulmues me youtube": Shehi 'likuidon' Abazajn, por ka mbetur pa sulmues

Lapsi.al 6 January 2022
"Nuk dua sulmues me youtube": Shehi 'likuidon' Abazajn, por

Tirana i është kthyer përgatitjeve me objektivin e qartë të merkatos, të paktën një qendërsulmues, por deri tani në këtë front gjërat nuk duken premtuese. Tekniku, Orges Shehi, vazhdon të studiojë profile sulmuesish, por gjërat kanë mbetur pezull, sepse asnjë nga lojtarët e ofruar nuk ka bindur bardheblutë. Në janar është vështirë të gjendet lojtari që të bëjë diferencën, por Shehi ka nevojë të zëvendësojë Ngo’o të dëmtuar dhe ashtu si insiston nuk ka “ndërmend të zgjedhë sulmues me ‘youtube’”.

Futbolli afrikan ka më shumë prurje në këtë moment, por edhe skepticizmi për këta futbollistë dhe gjendjen e tyre është po kaq present. Në anën tjetër pista ballkanase, që preferohet nga tekniku sjell lojtarë me moshën mbi 30, gjë që nuk inkuadron me identikitin që kërkon klubi. Kjo është situata që ka bllokuar merkaton e kryeqytetasve, krejtësisht e hapur për të përforcuar skuadrën me elementët e duhur.

Në fakt, janë dy lojtarët që Shehi do të preferonte për ti shtuar organikës së tij, për momentin me katër lojtarë në total, dy nga të cilët të rinj e që nuk mund të mbajnë peshën e një skuadre të lëshuar drejt titullit kampion, ndërsa vetë bardheblutë mohojnë të ketë një interesim për të rikthyer Abazajn në Superiore. Emri i parë në listën e dëshirave të verës, nuk përmbush nevojat e skuadrës në këtë pikë të sezonit dhe përpara statusit, Shehi kërkon një skuadër fituese…

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI