Flash

Vatër infeksioni në Bolonja, autoritetet bllokojnë skuadrën: anullohet edhe ndeshja kundër Inter

Lapsi.al 5 January 2022
Vatër infeksioni në Bolonja, autoritetet bllokojnë skuadrën:

Pas bllokimit për Torinon dhe Udinese të imponuar nga autoritetet vendase, në Serinë A nuk do të luhet as Bologna-Inter. Pas përshtypjes së shprehur nga drejtori i Ausl të Bolonjas, Paolo Bordon (“Është e vështirë të luajmë, po shkojmë drejt ndalimit të veprimtarisë konkurruese"), ka mbërritur zyrtarizimi. Me një vatër infeksioni Covid në Bolonja që nxorri jashtë përdorimit tetë lojtarë, tashmë të izoluar për pozitivitet ndaj virusit, autoriteti lokal ka bllokuar "çdo aktivitet të ekipit".

“Është e vështirë që sfida të luhet”, kishte zbuluar Bordon për La Repubblica. Pas raportit të Departamentit të Shëndetit Publik, Ausl u shpreh qartë duke urdhëruar "anulimin e të gjitha aktiviteteve konkurruese dhe stërvitore të ekipit".

Me tetë lojtarë të ndaluar me Covid, në shtëpinë kuqeblu ka patur shqetësim për shpërthimin e brendshëm në funksion të ndeshjes kundër Interit, një problem i zakonshëm me gjysmën e Serie A që ka rreth 80 lojtarë të ndaluar për pozitivitet. Megjithatë, Lega Calcio nuk ka ndërmend të mendojë një shtyrje të kampionatit dhe nuk ka vendosur asnjë kufi minimal të lojtarëve poshtë të cilit skuadrat nuk mund të luajnë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI