Flash

Napoli këtë herë nuk bllokohet nga ASL për ndeshjen me Juventus: shoqëria kërkon sqarim

Lapsi.al 5 January 2022
Napoli këtë herë nuk bllokohet nga ASL për ndeshjen me

Pas përfundimit të hetimit epidemiologjik në radhët e të kaltërve, Autoriteti Shëndetësor Lokal (ASL) i Napolit 1 la dhënë një deklaratë zyrtare, duke specifikuar se ekipi duhet të respektojë me përpikëri maksimale rregullat e kontrollit dhe reduktimit të rrezikut, pa bllokuar nisjen e ekipit për në Torino, në program së shpejti.

Skuadra u grumbullua në orën 16:00 në stadiumin Maradona dhe përpara se të largohej nga objekti për të shkuar në Capodichino, drejtuesit i kërkuan ASL-së sqarime të mëtejshme mbi protokollin përpara se të niseshin. Për këtë arsye, fluturimi u shty me 45 minuta me nisjen në orën 18:00 dhe jo më në orën 17:15. Kështu, nuk ka asnjë pengesë për mbarëvajtjen e sfidës me Juventusin. Kjo është komunikata zyrtare për shtyp:

“Në lidhje me shpërthimin e infeksionit të konstatuar me Covid-19 në lidhje me SSC Napoli, ASL Napoli 1 Qendër njofton se në përfundim të hetimit epidemiologjik u konfirmua prania e pozitiviteteve të ndryshme, edhe brenda grupit skuadër dhe se për të gjithë subjektet që kanë rezultuar pozitivë, është urdhëruar izolimi. Për kontaktet e ngushta të konstatuara është ripërsëritur respektimi i përcaktimeve të pikës 1 të Qarkores së Ministrisë së Shëndetësisë nr.60136, datë 30.12.2021. I është bërë e qartë shoqërisë Napoli, se grupi skuadër, në dritën e shpërthimit të qartë të pozitivitetit, e cila ndër të tjera paraqet një tendencë të vazhdueshme të rasteve pozitive, duhet të respektojë me përpikëri maksimale rregullat e kontrollit dhe reduktimit të rrezikut".

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI