Flash

Djokovic bllokohet në aeroport, Kryeministri e kërcënon: "Me prova të pamjaftueshme, do kthehet në shtëpi"

Lapsi.al 5 January 2022
Djokovic bllokohet në aeroport, Kryeministri e kërcënon: "Me

Qeveria e Shtetit të Viktorias, në Australi, refuzoi një kërkesë në mbrëmje vonë të Doganës Australiane për lejen e numrit 1 të tenisit, Novak Djokovic, disa orë përpara se avioni i tij të ulej në Melburn: ekipi i serbit thuhet se ka paraqitur llojin e gabuar të vizës. Funksionarët e kufirit tani kanë diskrecionin për të lejuar Nolen të hyjë në vend.

Fluturimi i Djokovic, të cilit iu dha një përjashtim për të luajtur në Australian Open të këtij muaji, u ul në Tullamarine rreth orës 23:30 me orën lokale, (13.30 me orën tonë) sipas mediave lokale. Zyrtarët kufitarë kanë bllokuar Djokoviç të hyjë në vend, pavarësisht lëvizjes së qeverisë së Victorias. Edhe pse me shumë mundësi ai do të lejohet të zbresë nga avioni i tij në Melburn. Kaosi me vizat vonoi hyrjen e Djokovic dhe në mesnatë (me orën lokale) situata ishte e bllokuar.

Ministrja e Përkohshme e Sporteve Jaala Pulford shkroi në Tëitter vonë natën duke konfirmuar se qeveria e Viktorias nuk do të mbështeste aplikimin për vizë të Gjokoviçit. "Qeveria federale ka pyetur nëse do të mbështesim aplikimin për vizë të Novak Djokovic për të hyrë në Australi. Ne nuk do t'i ofrojmë atij mbështetje individuale për aplikimin për vizë, për të marrë pjesë në Australian Open Grand Slam 2022".

KRYEMINISTRI: "ME PROVA TË PAMJAFTUESHME, DO KTHEHET NË SHTËPI"

Ndërkohë, përjashtimi mjekësor i dhënë për Novak Djokoviç, i cili vazhdon të mbajë konfidenciale statusin e tij të vaksinimit, për të marrë pjesë në Australian Open, ka ngjallur zemërim në vend, ku kryeministri kërcënoi se do ta kthente serbin "me avionin e parë" nëse një përjashtim i tillë nuk justifikohet. "Ne presim një shpjegim dhe që të na japë prova mbështetëse" të këtij përjashtimi, tha kryeministri Scott Morrison në një konferencë për shtyp. "Nëse këto prova janë të pamjaftueshme, atëherë ai nuk do të trajtohet ndryshe nga kushdo tjetër dhe do të shkojë në shtëpi me avionin e parë. Nuk do të ketë rregulla të veçanta për Novak Djokoviç," këmbënguli ai.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI