Flash

Video/ Gol me finte, nga mesi i fushës dhe në akrobaci: ja kandidatët për FIFA Puskas Award

Lapsi.al 4 January 2022
Video/ Gol me finte, nga mesi i fushës dhe në akrobaci: ja

FIFA ka shpallur finalistët për trofeun prestigjoz FIFA Puskás awards, çmim që ndahet për golin më të mirë, pavarësisht kompeticionit në të cilin është luajtur, gjinisë apo kombësisë së lojtarit. Kandidatët për të pasuar fituesin e çmimit të edicionit të kaluar, Son Heung-min, janë Érik Lamela, Mehdi Taremi e Patrik Schick.

https://www.youtube.com/watch?v=X5Ecj1M_mZQ

Procesi i votimit për 11 golat konkurues përfundoi të premten më 17 dhjetor 2021 dhe tre kandidatët e fundit për çmimin FIFA Puskás janë përzgjedhur tashmë. Argjentinasi i Tottenham, Érik Lamela, përfaqësohet me golin e shënuar në derbin e Londrës kundër, në Premier League më 14 mars 2021.

https://www.youtube.com/watch?v=eIemYBtqmwQ

Të gjithë e mbajnë mend 'perlën' e Patrik Schick në Euro 2020. Sulmuesi çek, në 14 qershor 2021, shënoi nga mesi i fushës në ndeshjen kundër Skocisë. Nuk mbetet prapa Mehdi Taremi. Akrobacia e tij në fund të ndeshjes në Stamford Bridge nuk shmangu dot humbjen e Portos përballë Chelsea më 13 Prill 2021, por i ka dhënë mundësinë tani iranianit të garojë për trofeun Puskas.

https://www.youtube.com/watch?v=LZZeTG51IvQ

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI