Flash

Lukaku bën paqe me Chelsea e Tuchel: Blues nuk duan ta shesin e kundër Contes do jetë në fushë

Lapsi.al 4 January 2022
Lukaku bën paqe me Chelsea e Tuchel: Blues nuk duan ta shesin e kundër

Intervista e polemikave, reagimi i Tuchel, përjashtimin nga ndeshja ndaj Liverpool: Romelu Lukaku dhe Chelsea u përballën në një takim të drejtpërdrejtë pas stuhisë, me një qetësi të dukshme. Situata është e qartë, Blues nuk duan (dhe nuk mund) të humbasin një lojtar që e paguan 115 milionë euro vetëm pak muaj më parë dhe belgu, pasi bëri të ditur një “situatë të nxehtë”, e ka mbyllur po vetë çështjen.

Në Londër ka pasur një takim mes drejtuesve, Tuchel dhe Lukakut. Problemet u mbyllën pa një pozicion zyrtar nga ana e Chelsea, por sulmuesi, kundër Tottenham të Contes do të rikthehet në skuadër dhe bisedimet në lidhje me cështjet e merkatos së transferimeve shtyhen për një datë të mëvonshme.

Situata ka rezultuar shumë më e thjeshtë, në dukje, se sa e parashikonte Lukaku, që ia kishte shprehur hapur edhe miqve të tij: "Nuk mund të të them shumë, situata është e tensionuar. Pas takimit të së hënës do të mund të flas më shumë", ishte mesazhi që Big Rom i kishte dërguar Tim Hoëard, ish-shokut të skuadrës në kohën e Manchester United, në NBC. Ndoshta londinezët kanë kuptuar atë që amerikani e dinte dhe e kishte shprehur: “Mendoj se ai është i frustruar, intervista u bë vetëm sepse me Interin mbeti hapur çështja e një lamtumire të ashpër”.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI