Flash

Australia 'përulet' para Djokovic: serbi është no-vax por i jepet përjashtimi për turneun

Lapsi.al 4 January 2022
Australia 'përulet' para Djokovic: serbi është no-vax
Në fund fitoi ai. Novak Gjokovic do të marrë pjesë në turneun e ardhshëm të tenisit Australian Open falë një përjashtimi të posaçëm mjekësor që i është dhënë nga autoritetet e Canberra-s. Këtë e ka bërë të ditur vetë kampioni serb, duke u nisur për në Melburn, pavarësisht se nuk respekton kufizimet lokale për Covid. “Po shkoj në Australi me një leje përjashtuese", ka shkruar ai në Instagram. "Gëzuar Vitin e Ri të gjithëve! Ju uroj të gjithëve shëndet, dashuri dhe lumturi dhe që të mund të ndjeni dashuri dhe respekt ndaj të gjitha qenieve në këtë planet të mrekullueshëm. Kam kaluar një kohë të mrekullueshme me të dashurit e mi. Forca 2022!", është mesazhi i tij, në të cilin konfirmon nisjen e tij për në Oqeani. Kampioni në fuqi ka marrë një përjashtim nga autoritetet australiane, të cilat kërkojnë certifikatën e vaksinimit për të hyrë në vend, dhe nga organizimi i turneut, i cili kërkon që pjesëmarrësit të vaksinohen, ndërsa Djokoviç gjithmonë ka refuzuar të zbulojë nëse është i vaksinuar apo jo. kundër Covid. Por tani nuk ka më dyshime për këtë.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI