Flash

Djokovic, i anullohet viza: Australia e kthen mbrapsht numrin 1 të botës

Lapsi.al 5 January 2022
Djokovic, i anullohet viza: Australia e kthen mbrapsht numrin 1 të

Viza e Novak Djokovic është anulluar nga Australia. Mediat vendase raportuan se numri një i tenisit botëror duhet të largohet tashmë nga Australia. Avokatët e tij do të apelojnë. Sipas Gardës Kufitare, gjatë marrjes në pyetje ai nuk ka dhënë prova të mjaftueshme për të vërtetuar përjashtimin e tij nga vaksina kundër Covid. Djokovic kishte mbërritur në Melburn, por ishte bllokuar në aeroport ku viza e tij u konsiderua e pavlefshme.

Fluturimi i Djokovic, të cilit iu dha një përjashtim për të luajtur në Australian Open të këtij muaji, u ul në Tullamarine rreth orës 23:30 me orën lokale, (13.30 me orën tonë) sipas mediave lokale. Zyrtarët kufitarë e bllokuan menjëherë Djokoviç të hyjë në vend, pavarësisht lëvizjes së qeverisë së Victorias. Ndërkohë, përjashtimi mjekësor i dhënë për Novak Djokoviç, i cili vazhdon të mbajë konfidenciale statusin e tij të vaksinimit, për të marrë pjesë në Australian Open, ngjalli zemërim në vend, me kryeministrin që paralajmëroi se do ta kthente serbin "me avionin e parë" nëse një përjashtim i tillë nuk justifikohej, ashtu si edhe ndodhi.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI