Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Ballkani i Hapur/ Mbështetja amerikane që projekti Rama-Vuçiç nuk e pati asnjëherë

Lapsi.al 24 November 2021
Ballkani i Hapur/ Mbështetja amerikane që projekti

Manipulimi se Ballkani i Hapur ka mbështetjen pa kushte nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por se nuk shikohet me sy të mirë nga Bashkimi Europian ka zënë vend apriori në ballafaqimin e argumentave, pro apo kundër nismës që prodhoi aleanca Rama-Vuçiç. Pikërisht për këtë, deklarata e Zv/Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar në Beograd, krijoi idenë e një kthese të fortë të SHBA përkundrejt Ballkanit të Hapur.

Escobar, i cituar nga Radio Evropa e Lirë tha se, nëse në iniciativën "Ballkani i Hapur" (Open Ballkan) nuk përfshihen që të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, atëherë ajo nuk do të funksionojë. Në fjalën e tij, ai ka përmendur një term kyç në vlerësimin e diplomatëve perëndimorë, kur e konsideroi atë “gjithëpërfshirëse”.

“Përkrahim planin e Ballkanit të Hapur, gjithëpërfshirës, në mënyrë që të sigurojë qarkullim të lirë të mallrave, njerëzve, kapitalit e shërbimeve”, theksoi Escobar.

Qëndrimi i zyrtarit amerikan kapi titujt kryesorë në mediat shqiptare, pasi kushti për pjesëmarrjen e të gjashtë vendeve në Ballkanin e Hapur, apo “gjithëpërfshirja” ka qenë thelbi i çështjes, në të cilin kanë këmbëngulur vazhdimisht zyrtarët e Bashkimit Europian.

Në fund të muajit tetorit, pas një raportimi që Escobar pati në Kongresin amerikan, deklaratat e tij u raportuan të cunguara në mediat shqiptare. Qe një tweet i ambasadores amerikane Yuri Kim, që shpërndau videon e raportimit të Escobar e shoqëruar me një mesazh ku ajo shkruante mes të tjerash: "SHBA gjithashtu mbështesin Open Balkans (e cila duhet të jetë e hapur për të 6 vendet e BP) & nisma të tjera që nxisin integrimin rajonal". Tweet i plotë më poshtë:

Menjëherë, mediat pranë qeverisë  e shpërndanë këtë pasqyrim gjysëm të vërtetë të raportimit të Escobar me nota pompoze. Në disa raste fjalia e tij, sipas të cilës nisma nuk mund të kishte sukses pa tre vendet që mungojnë kishte humbur në përkthim. Në disa raste, manipulimi qe më i hollë.

 

Transmetohej fakti që SHBA mbështesnin çdo nismë që ndihmonte në zhvillimin ekonomik dhe në integrimin rajonal, por ishte lënë pa përmendur fakti që Ballkani i Hapur nuk mund të funksiononte nëse 3 vendet e tjera nuk bëheshin pjesë e saj.

I pyetur nga kongresistja, Claudia Tenney, nëse SHBA-ja mbështet nismën Ballkani i Hapur, Escobar në datën 28 tetor, mes të tjerash shprehej:

“Ne mbështesim të gjitha nismat që afrojnë vendet ekonomikisht. Ner besojmë se bashkëpunimi i ngushtë ekonomik po ndodh dhe do të vazhdojë të ndodhë. Liderët e tre vendeve që kanë iniciuar Ballkanin e Hapur, na kanë siguruar që ajo është e hapur për të gjitha vendet e tjera dhe ne i besojmë ata. Në fakt, ajo nuk mund të ketë sukses pa tre të tjerat”

Video më poshtë:

[video width="848" height="384" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/11/Escobar-ne-raportimin-e-28-Tetorit.mp4"][/video]

Nga fjalët e tij kuptohet SHBA, njësoj si BE ndjek linjën e “gjithëpërfshirjes” kur vjen çështja tek bashkëpunimi rajonal, që do të thotë se nisma nuk mund të ketë sukses pa Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinën.

I dërguari i SHBA ka përsëritur qëndrime që kanë mbajtur më herët liderë të Bashkimit Europian në Tiranë, si Angela Merkel dhe Ursula von Der Leyen.

Lexo edhe: Injorim spektakolar i Ballkanit të Hapur nga Merkel/ Komplimentat e Ramës nuk pinë ujë me kancelaren

Lexo edhe: Konferenca me Von Der Leyen/ Rama kundër presidentes së BE për “Open Balkan”

Lexo edhe: Ballkani i hapur/ Tre pikat ku Albin Kurti e kundërshton Ramën

Por kush e ka krijuar këtë dualitet në qëndrimet mes administratës së SHBA dhe BE?

Dëshira për ta veshur Ballkanin e Hapur me një tis mbrojtjeje amerikane në prapaskenë erdhi pas refuzimit të qartë nga Bashkimit Europian. Fillimisht Rama tentoi të manipulojë me mesazhet që vinin nga BE, por kur diplomatët europianë këmbëngulën në mbështetjen për Procesin e Berlinit, atëherë "u kërkua" mbështetja amerikane përmes interpretimit të deklaratave.

Edhe sot në Beograd, kur Escobar ka kërkuar një nismë gjithëpërfshirëse për Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinën, Rama ka vazhduar me qëndrime të dyfishta.

Kryeministri i Shqipërisë, në njërën anë falenderoi SHBA për mbështetjen, ndërsa në anën tjetër kritikoi Bashkimin Europian.

“BE bëhet problem kur thotë që duhet përfshirëse. Në vend që të thuhet kjo, le të inkurajojnë të tjerët të bashkohen. Me këtë qëndrim, BE është duke u dhënë të tjerëve alibinë që Europa është kundër, Gjermania është kundër Ballkanit të Hapur”, u shpreh ai, duke bërë shurdhin ndaj kundërvënies që sapo i kishte artikuluar i dërguari i amerikanëve në të njëjtin takim./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43