Flash

Sondazhet para kuvendit/ Basha e ka humbur PD-në

Lapsi.al 24 November 2021
Sondazhet para kuvendit/ Basha e ka humbur PD-në

Nuk janë vetëm 4200 firmat e mbledhura të delegatëve që kërkojnë një kongres të jashtzakonshëm të PD-së, as dhe entuziazmi që ka ngjallur foltorja tek militantët e kësaj partie, por edhe matjet e opinionit nga institutet e pavarura që tregojnë se Sali Berisha e mund në mënyrë dërrmuese Bashën brenda partisë së tij. Madje po të vëzhgosh periudhën që nga fillimi i konfliktit pas përjashtimit të liderit historik e deri më sot duket se Berisha e ka rritur përkrahjen në radhët e demokratëve. 

Të martën në mbrëmje Ora Neës publikoi të dhënat e një anketimi nga kompania e njohur Notto Sondaggi e cila ka qenë gjithmonë prezente në zgjedhjet shqiptare. Në matjen e opinionit me një kampion prej 1 mijë vetash ku rreth 40 % janë deklaruar si mbështetës të PD-së diferenca është e frikshme.

Të pyetur se për kë do të votonin nëse zgjedhjet për liderin e ri të PD-së do të mbaheshin nesër, ata janë përgjigjur në këtë mënyrë. 81.9% e të anketuarve të cilët janë deklaruar dhe anëtarë të PD-së janë shprehur se do votonin Berishën kundrejt 10.8 % të cilët janë shprehur se do votonin Bashën.

Edhe nga kategoria e të sonduarve të cilët janë deklaruar jo anëtarë por votues të PD-së, përqindja e atyre që do të votonin Berishën është shumë e madhe gati 67 % krahasuar me atë që do të votonin Bashën. 

E PLOTË/ Sondazhi Noto & RTV Ora: Demokratët duan Berishën 

Dhe tendenca e zbuluar nga sondazhi i djeshëm nuk është e papritur. menjëherë pas vendimit të përjashtimit të Berishës nga Basha një sondazh tjetër u krye nga Euroneës Albania dhe kompania greke MRB.  Të anketuarit ishin pyetur gjatë muajit gusht përpara se Basha ta bënte publik vendimin e 'pezullimit" të papaardhësit. Shifrat ishin në kuota më të ulta pro Berishës po me sa duket takimet e foltores kanë bërë punën e tyre.

Sondazhi i Euroneës Albania dhe MRB tregoi se 71.2% e votuesve të PD nuk e mbështesnin përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i demokratëve – 12.8% e mbështesnin, 12.4% ishin në mëdyshje, 3.6% dhanë përgjigje “nuk e di”.

Të pyetur se sa dakord janë me thënien “PD duhet ta mbështesë Sali Berishën”, 58% e votuesve të PD-së u përgjigjën po, 28.4% jo dhe 10% ishin në mëdyshje “as po as jo”.

Pra po ti shohësh të dy sondazhet edhe ate të bërë në fillim të rivalitetit Berisha - Basha edhe këtë të zhvilluar në prag të Kuvendit Kombëtar debati se ku janë formularët, kush i ka firmat dhe kush e kontrollon partinë ngjan qesharak. Nga ana e tij Lulzim Basha që vetëm javët e fundit është bërë aktiv në këtë përplasje, ka deklaruar se ai ka sondazhet e tij, që i japin të drejtë mbi 90% dhe se ai nuk del të takohet me bazën pasi nuk do të vërë në vështirësi Berishën që është pakicë.

©Lapsi.al  

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI