Flash

Zbulohet dokumenti i marrëveshjes / Si do vijnë në Shqipëri azilantët që nuk i pranon Anglia

Lapsi.al 22 November 2021
Zbulohet dokumenti i marrëveshjes / Si do vijnë në Shqipëri

Disa shkrime në mediat britanike, njëri pas tjetrit, se Shqipëria do të priste në një kamp refugjatësh persona nga vende të treta, nuk paskan qenë fare pa bazë. Ndonëse pak ditë më parë kryeministri Rama e mohoi kategorikisht se ne do të jemi një tokë ku “shtetet e pasura të ngrejnë kampe refugjatësh” qeveria e tij i ka çuar sot parlamentit një marrëveshje të dakordësuar me Londrën, ku flitet pikërisht për kthimin pas tek ne të atyre të huajve që kanë shfrytëzuar Shqipërinë për të shkuar drejt kapërcimit të La manch-it. Sipas nenit 7 të kësaj marëveshjeje që Lapsi.al e ka lexuar të plotë, të gjithë këta persona që nuk plotësojnë kushtet e qëndrimit në Britani do të ripranohen nga qeveria e Tiranës.

Në datën 18 nëntor disa media britanike nga më seriozet deri tek ato bulevardeske njoftuan se autoritetet e Londrës do të dergonin drejt Shqipërisë, brenda 7 ditësh nga mbërritja në tokën e tyre azilantët që zbarkonin aty. Ato madje kishin llogaritur edhe koston scpecifike prej 100 mijë paunësh që do ti kushtonte qeverisë angleze cejcili prej tyre.

Diferenca mes draft marrëveshjes zyrtare që është paraqitur sot në kuvend dhe ajas që shkruajnë mediat britanike është se në dokumentin që u është paraqitur deputetëve flitet vetëm për kthimin pas të atyre emigrantëve që kanë përdirur Shqipërinë si vend për të mbëritur në Angli.

Përtej kësaj gjithçka mbetet flu. me gojën e saj Ministrja e jashtme Xhaçka dhe më pas vetë Rama e kanë mohuar ngritjen e një kampi për ata që nuk pronon anglia:“S’jam këtu për të shpjeguar se pse i shkruajnë mediat këto, por meqë më pyesni, Shqipëria s’do jetë kurrë një vend ku vendet shumë të pasura do krijojnë kampe për refugjatët e tyre, asnjëherë!”, tha kryeministri në 18 nëntor.

Kjo çështje nuk është hapur tani për herë të parë. Edhe në fillim të tetorit The Sun foli për të njëjtën gjë. Gazeta informoi për “një plan i ri mes qeverisë Britanike dhe asaj Shqiptare për strehimin emigrantëve ilegal që kapen në Britaninë e Madhe”. Sipas 'The Sun' parashikohej që emigrantët që kalonin kanalin nga Franca për në Mbretërinë e Bashkuar do të ndaloheshin dhe do të silleshin në Shqipëri në një kamp, deri në përpunimin e kërkesave të tyre për azil. Madje në artikull citohej edhe sekretarja e Brendshme e Britanisë, Priti Patel e cila shpresonte se kjo “do të pengojë ata që planifikojnë të bëjnë kalime të paligjshme në Angli”. Ajo theksonte se qeveritë "duhet të jenë në gjendje të marrin në konsideratë çdo mundësi të vetme" kur bëhej fjalë për azilkërkuesit.

"Sekretarja e Brendshme e ka bërë të qartë se ajo dëshiron që kjo të ndodhë. Negociatat janë në një fazë teknike. Tani jemi në detajet e shkëlqyera siç janë vendndodhja dhe numrat e saktë", shkruan 'The Sun'.

E vetmja gjë e komplikuar dhe e fshehur pas një mburoje të komplikuar termash juridikë të dratft marrëveshjes është se për sa kohë do ta përdorin si tranzit Shqipërinë, ata azilantë prezumohen që të rikthehen në vendet e tyre të origjinës.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI