Blendi Kajsiu: Leximi i pashmangshëm i Lea Ypit
Me dëshirën për të marrë pjesë në një ngjarje letrare për aty u nis edhe studiuesi Fitim Zekthi, i cili e çmonte autoren, punën si studiuese dhe librin e saj. Por përshkrimi që ai i bëri atmosferës që gjeti në ish vilën e Enverit ngjan më shumë me evokimin e filmit "Koncert në vitin '36", sesa me një eveniment të këtij shekulli. "Sa hyra qendrova te dera. Kishte njerëz shumë. Nuk dukej asfare si promovim. Ishte një aktivitet pompoz. Mbushur me politikanë dhe ambasadorë, roje dhe bodiguardë me shumicë në hyrje. Njerëzit në tërësi ishin të veshur si për party. Më e rënda foli per librin kryetari i bashkisë Veliaj. Ishin aty së paku një dyzinë njerëzish të qeverisë dhe qeverisjes që publiku i njeh për armiqësi me studimin, akademizmin, librin dhe i njeh për miqësi me vulgaren, pompozitetin, propaganden. Ika me një shije të keqe, me ndjesinë se këta për tu dukur, për propagandë shkaterrojnë edhe gjërat më të sinqerta, si libri i Leas. Këta nuk kanë masë" shkroi ai në Facebook, pas party-t. Ndoshta reagime si ky, shumë të vlefshëm për një pjesë të shoqërisë, që s'do të shërbejë si platformë për promovimin e së keqes, e shtynë edhe shkrimtarin Gazmend Kallpani ti dekurajojë ata të shkojnë në promovimin e romanit të tij. ©Lapsi.al