Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Kronologjia/ Gafa e fillimit dhe si e përshkallëzoi Basha luftën me Berishën

Lapsi.al 18 November 2021
Kronologjia/ Gafa e fillimit dhe si e përshkallëzoi Basha luftën
Lulzim Basha më në fund e ka kuptuar se hezitimi i tij i gjatë për të mos u përballur flakë për flakë me Sali Berishën i ka kushtuar shtrenjtë në radhët e demokratëve. Që kur ai vendosi ta përjashtojë ish babain politik nga grupi parlamentar, Basha tregoi shumë ngërç, frikë dhe pasiguri në betejën që gjithkush përveç tij, e kuptonte se do të ishte e pashmangshme. Fillimisht, pasi "i ngulli thikën pas shpine" ai e mveshi aktin e tij me fjalët më lavdëruese për doktorin. Mesazhi që donte të jepte qe: isha i detyruar nga amerikanët "ta pezulloja", por mendimi im për kontributet e liderit historik nuk ka ndryshuar. Të njëjtin qëndrim ai adaptoi edhe në përballjet me Ramën, në parlament, kur tha para të gjithëve: "nuk i heq asnjë presje fjalëve dhe kam thënë për Berishën dhe vlerësimeve që kam bërë për të në të shkuarën". Lexo me tej:

Armand Shkullaku:Kur Rama të detyron të duash Lulzim Bashën

E gjithë kjo strategji tërheqjeje që e reduktoi ndjeshëm mbështetjen në radhët e partisë bazohej mbi luajtjen e rolit të viktimës për të zbutur efektin e shock që krijoi përjashtimi. Por ajo e gjithë u bazua mbi një kalkulim të gabuar, në mosnjohjen e reagimit të Berishës dhe filozofisë së tij për të mos njohur rrugë tjetër përpos betejës. Menjëherë sapo u njoh me përjashtimin ish presidenti dhe ish kryeministri shpalli synimin për të rimarë kreun e partisë, tha se do ti rikthehej kontakteve me bazën dhe organizoi foltoren lëvizëse. Që nga fillimi i shtatorit e deri në në ditët e fundit të tetorit Basha e ndoqi si spektator këtë vullkan që po përvëlonte imazhin e tij te demokratët. Ndërkohë që Berisha takonte mbështetës, ai strukej në zyrë, ndërkohë që Berisha e sulmonte nga provinca, ai lëvizte vetëm në intenerarin Farkë qendër e Tiranës, ndërkohë që berisha mblidhte firma për ta rrëzuar, ai simulonte sherre banale me Ramën në parlament. Kjo politikë mos përballjeje i kushtoi shumë shtrenjtë. Nga tre deputetë që e mbështesnin fillimisht, Berisha kaloi në 13. Përkrah tij u reshtuan forumi rionor dhe ai i gruas. Për sa kohë që Basha heshte edhe mbështetësit e tij të mundshëm strukeshin të ndrojtur përballë batareve të egra të berishistëve. Lënia bosh e terrenit i krijoi "Foltores" mundësinë për të prodhuar përditë lajm, krijoi përshtypjen se ajo qe PD-ja duke lënë të kuptohet se kastës zyrtare i kishte mbetur vetëm selia dhe vula. Sesa vetë vrasësse qe kjo taktikë Basha nisi ta kuptonte vetëm në fund të tetorit. Në datë 23 ai foli për herë të parë për interesin personal të liderit historik që do ta kthejë PD në bunker të halleve të tij. Basha i kthehet Berishës: Do ta shndërrosh PD në bunker për hallet personale! Ai guxoi ti quante llum të qeverisjes të së shkuarës ata që e mbështesnin atë në foltore. Por edhe këtu beteja qe e zbehtë dhe hezituese sërish me merakun për të mos i dalë përballë atij që po e sfidonte për kreun e partisë. Ende në fund të tetorit kryefjala e PD-së zyrtare mbeteshin ndryshimet kushtetuese për vettingun e politikanëve, reformën zgjedhore dhe ata territoriale që duheshin bërë duke bashkuar votat me Ramën. Këto i dhanë Berishës mundësinë ta lëvizte dhe më me shpejtësi thikën në plagë duke e quajtur pasardhësin e tij zjarrfikës të opozitarizmit dhe duke u bërë thirrje deputetëve të mos votonin asnjë marëveshje me kryeministrin. Berisha në Kavajë: Basha “zjarrfikës”, thirrje deputetëve të refuzojnë marrëveshjen me Ramën  Vetëm në 28 tetor, pra kur Berisha i përjashtuar i kishte mbushur të dyzetat, Luli foli në parlament për trekëndëshin e Bermundës duke e vënë në të njëjtin plan atë që dikur e ngrinte në qiell me Ramën dhe Metën. Basha: “Trekëndëshi i Bermudës” i ka ditët e numëruara, një e nga një do t’i thyen brinjët Çuditërisht, në një përkim që vetëm psikologët mund të shpjegojnë, vetëm pasi humbi pas një sëmundjeje të rëndë babain e tij biologjik, kreu demokrat vendosi ti dalë përballë prindit politik. Në 5 nëntor ai ndërmmori hapin për të shkarkuar drejtuesit e forumit rinor dhe atij të grave, Blendi Këlliçin dhe Albana Vokshin. Dy ditë më pas: ai mblodhi kryesinë dhe para selisë së PD-së ashpërsoi gjuhën duke shpallur për herë të parë se koha e Berishës ka mbaruar. Basha ashpërson gjuhën ndaj Berishës: Mjaft me zdërhallje, koha e tij ka mbaruar Në ditën që Berisha dorëzoi firmat, në 11 nëntor ai e akuzoi atë se po i shërbente regjimit duke organizuar një puç në PD. Në përpjestim të drejtë me këtë rritje të toneve edhe mbështetësit e kryetarit u trimëruan për të hedhur gurë direkt mbi liderin historik. Tani përkrah Lulit nuk ishin më vetëm Grida Duma, Gjekmarkaj, Alibeaj dhe Gaz Bardhi rradhët filluan të shtohen dhe tonet e zërave kundër Berishës të ngrihen.   Vetëm në 12 nëntor ai i dha një intervistë gazetarit Robert Rakipllari duke e cila mund të konsiderohet pa frikë si ndarja edhe publikisht me Berishën. Ai hodhi idenë se nuk e kish njohur plotësisht atë më parë dhe se kjo njohje bëhet e vërtetë vetëm kur e ke përballë si kundërshtar. Në datë 14 ai vendosi të mbledhë më më fund kryesinë dhe në 15 nëntor me 26 vota në favor të tij, vendosi të mbledhë një kuvend kombëtar alternativ në 18 dhjetor, një javë pas atij të cilin e kishte njoftuar Berisha.  Me këtë ashpërsim të toneve, me këtë radikalizim të mbështetësve, me këto lëvizje që tentonin të tregonin më në fund forcë, kreu i PD-së tregoi në sytë e opinionit se ai ende e kontrollon kryesinë dhe pjesn dërrmuese të degëve të PDsë në rrethe.    Por ama askush, edhe ata që e njohin mirë partinë nuk jënë në gjendje të vënë bast se çfarë çmimi të lartë do të paguajë për hezitimin ndrojtjen dhe frikën që tregoi duke u përfshirë me vonesë në betejë. Për më shumë se një muaj ai nuk diti ta kujtojë aksiomën e vjetër se politika ka tmerr nga boshi. Ai i dhuroi Berishës sallat, foltoret, betejën në publik që ia lehtësuan këtij të fundit rekrutimin e mbështetësve dhe grumbullimin e mbi 4 mijë nënshkrimeve. Tani të dy palët janë nisur drejt luftës me kongrese. Por për të shpëtuar atë çka mund të shpëtohet Bashës i ka mbetur edhe një rrugë e vetme. të tregojë se është i pranueshëm për turmat dhe militantët. Të dalë nga zyra dhe të takohet me ta. Sepse po priti që ti trajtojë si figurantë në 18 dhjetor ndoshta vërtet do të jetë shumë vonë. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Kush po i godet miqtë e Ervis Martinajt?

Shkaqet e ekzekutimit të dy personave në Astir mbrëmjen e së shtunës u kërkuan menjëherë në të shkuarën e njërit prej viktimave, Erigers Mihasit. Fillimisht u p...

17:05

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43