Flash

Erdhën, vranë, ikën/ Dy të vdekur në Astir, asnjë rezistencë nga policia e Tiranës për ekzekutorët

Lapsi.al 14 November 2021
Erdhën, vranë, ikën/ Dy të vdekur në Astir, asnjë

Në sediljet e para të një mjeti tip Audi në Astir, policia gjeti të vrarë Erigers Mihasin dhe Armand Dumanin. Audi ishte në lëvizje, kur nga një makinë tjetër u qëllua me breshëri automatiku, që i lanë të vdekur në vend dy shënjestrat e atentatit.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/11/Vrasje-e-dyfishte-ne-Astir-1.mp4"][/video]

Disa metra më tej, makina u përplas me bordurat e rrugës dhe u ndal.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/11/Vrasje-e-dyfishte-ne-Astir-3.mp4"][/video]

Në video, duken forcat e shumta të policisë që kanë rrethuar skenën e krimit dhe tentojnë të gjejnë provat e pakta përreth. Ende pa u nxjerrë trupat e pajetë nga makina, në media kishin dalë “mëkatet” e dy të vdekurve. Në veçanti Erigersi, 32 vjeçar dallohej për të kaluarën plot ngjarje kriminale.

[video width="848" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/11/Vrasje-e-dyfishte-ne-Astir-6.mp4"][/video]

E para ka të bëjë me një arsenal të madh armësh që u gjet në Yrshek në qershor të vitit të kaluar. Ato ishin përdorur në disa atentate në Tiranë, Durrës, Sarandë dhe në Shkodër. Armët u gjetën pasi u qëllua me breshëri mbi kompleksin Eiffel në periferi të Tiranës. Hetimet zbuluan se autorë ishin Gëzim Haroku dhe Erigers Mihasi.

E dyta është një ngjarje e freskët në memorien e banorëve të Tiranës. Bëhet fjalë për përplasjen me armë mes dy grupeve në lokalin Monopol, në ish-Bllok. Erigers Mihasi ishte marrë në pyetje për këtë ngjarje, ndërsa njihej si mik i ngushtë i Ervis Martinajt.

E treta është plagosja me armë ndaj kushërinjve Rivelino dhe Juxhin Mumajesi në Tiranë në 2018. Mihasi ishte mik i ngushtë edhe me Santiago Malkon, ish-policin e vrarë në Porcelan më 27 gusht 2019, me të cilin dyshohet se kanë qenë bashkë kur u krye atentati.

E katërta, Mihasi ka qenë i arrestuar për grabitjen, plagosjen, vjedhjen dhe torturimin e prindërve të Elton Çiços në Tepelenë, por gjykata e kishte liruar për mungesë provash.

Por mëkatet e viktimave nuk e justifikojnë faktin se Tirana është një qytet, ku kriminelët nuk kanë më frikë nga policia. Fakti se u vra një person me precedentë penal, nuk mund ta eklipsojë rrezikun që iu kanos dhjetëra qytetarëve të thjeshtë që lëviznin aty pranë, në një zone të mbipopulluar gjatë orëve të mbrëmjes.

[video width="848" height="416" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/11/Vrasje-e-dyfishte-ne-Astir-5.mp4"][/video]

Banorët e Astirit këtë mbrëmje kanë qenë te shokuar nga ajo që ka ndodhur. Breshëritë e Kallashnikovit dhe skena e krimit me dy të vrarë kanë tronditur të gjithë qytetarët që kanë kaluar aty pranë.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/11/Vrasje-e-dyfishte-ne-Astir-4.mp4"][/video]

Pyetjet që ngrihen mbi aftësinë e drejtuesve të policisë për ta bërë Tiranën një qytet të sigurtë janë të shumta. Që atentate të tilla të ekzekutohen me sukses, nevojitet një plan i detajuar që parashikon vëzhgimin e viktimave, ndjekjen me armë, goditjen dhe garancinë për arratisjen.

Në të gjithë këtë dinamikë, policia është inekzistente.

Me siguri, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano e ka dëgjuar kryeministrin Edi Rama që thotë “kokat hëngshin”, shprehjen e famshme për vrasjet mes personave me precedentë penalë. Dhe për sa kohë, viktimave do t'u gjendet një krim në të shkuarën e tyre, Gledis Nano do të jetë i justifikuar para qeverisë.

Por duke parë se Tirana është shndërruar në një fushë të lirë të përplasjes mes bandave, është vetëm çështje kohe jeta e kalimtarëve të pafajshëm të cënohet nga breshëritë e plumbave. Dhe atëherë, justifikimet për larje hesapesh mes banditëve nuk do të kenë asnjë vlerë./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43