Flash

Aleanca e dështuar/PD-LSI zbulojnë prapaskenat e humbjes së 25 Prillit

Lapsi.al 12 November 2021
Aleanca e dështuar/PD-LSI zbulojnë prapaskenat e humbjes së 25

Që pas humbjes në 25 Prill, mes opozitarëve të PD dhe LSI mbizotëroi një klimë e ftohtë, gati armiqësore, për një mllef të përmbajtur dhe të pathënë më parë. Deri kur, natën e të enjtes, Gazmend Bardhi i Open nuk ka duruar më dhe ka hapur Kutinë e Pandorës për gabimet para zgjedhjeve të 25 Prillit, duke zbuluar qëndrimin e LSI për koalicionin parazgjedhor.

Bardhi tha se Monika Kryemadhit i ishte propozuar përfshirja në një listë të deputetëve të opozitës, ku LSI do të kishte 15 mandate të sigurta, por ajo kishte pretenduar se LSI me listën e saj do të arrinte deri në 34 deputetë.

“Ka pasur një mungesë totale vullneti nga LSI për të bashkëpunuar me ne. Debati i famshëm nëse duhet të hynim në një listë të përbashkët, apo në një listë të veçantë dhe që u provua se ishte një vendmimarrje e gabuar, sepse sot opozita do të kishte shumë më shumë mandate, nëse do të kishim hyrë në të njëjtën listë, dhe ka qenë LSI që nuk ka pranuar. Partia Demokratike i ofroi Lëvizjes Socialiste për Integrim 15 mandate të sigurta në listat e PD. Qëndrimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim ishte se sipas sondazheve të tyre, ata do të fitonin 34 mandate në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë” u shpreh Bardhi.

Për t’u bërë akoma më i besueshëm para panelit të gazetarëve, Bardhi tregoi edhe një bisedë tjetër ku kishte qenë ai vetë, Kryemadhi dhe Petrit Vasili.

“Kam patur një bisedë me kryetaren e LSI, në prezencë të nënkryetarit të LSI, Z.Vasili dhe të kryetarit të partisë, 2 muaj pasi unë isha caktuar drejtues politik i qarkut të Elbasanit. Pasi vlerësova situatën politike në qark, konkludova që LSI nuk merrte sipas gjithë të dhënave, nuk siguronte dot mandate në qarkun e Elbasanit. Për të provuar nevojën e përfshirjes në një listë të përbashkët, i kam dhënë shembullin e qarkut të Elbasanit. Përgjigjia që kam marrë ishte se “LSI ka tre mandate të sigurta në Elbasan. PD ka dy dhe duhet të luftojë për të tretin” u shpreh Bardhi.

Përtej blerjeve të votave, kapjes së mediave, përdorimit të administraës zgjedhore dhe bashkëpunimit me krimit, bisedat që ka treguar Gazmend Bardhi nxjerrin në pah një anë tjetër të analizës për rezultatin e zgjedhjeve, atë të përgjegjësisë së opozitës. Në versionin e Bardhit, përgjegjësia kryesore e humbjes bie mbi LSI. Pikërisht për këtë ai ka provokuar përgjigje agresive nga LSI.

Lexo edhe: PD-LSI me listë të përbashkët për zgjedhje? Kryemadhi: Ka kohë!

Lexo edhe: Koalicioni PD-LSI/ Fiton “shtëpia” apo Shqipëria?

Lexo edhe: Të gjitha shenjat/ Pse koalicioni PD-LSI nuk ekziston më

Fillimisht nënkryetari, Petrit Vasili ndërhyri në të njëjtin emision për të thënë se “Nuk ka pasur kurrë, në prezencë time dhe të Znj. Kryemadhi një diskutim për mandate, ndarje mandatesh, numra mandatesh, premtim mandatesh. Ka pasur vetëm një angazhim, që do të kishim takime të përbashkëta në çdo qark të Shqipërisë, gjë që nuk ndodhi asnjëherë, për arsye se mungesa e dëshirës nga PD ishte e qartë”.

Vasili gjithsesi pranoi se para 25 Prillit “u gjykua” se dalja me dy lista do të ishte në të mirë të koalicionit, pavarësisht se nuk rezultoi ashtu. Nuk vonoi shumë dhe Monika Kryemadhi pati një reagim ku e quante ofertën e PD për 15 deputetë, një mashtrim pervers.

“Një pyetje për të gjithë anëtarët e kryesisë së PD: Kur është mbledhur kryesia e PD për t’i propozuar LSI listën e përbashkët? Në cilën ditë dhe orë? Listës së mashtrimit, që për djegien e mandateve do t’i dilte në krah kancelarja Merkel dhe PPE, iu shtua tashmë publikisht edhe kjo e 15 mandateve të ofruara. Një mashtrim pervers që kalon çdo limit njerzor dhe që i shërben vetëm Ramës dhe hijes së tij” u shpreh Monika Kryemadhi.

Drejtuesja e qarkut të LSI-së Elona Guri kaloi në ekstrem, duke atakuar drejtpërdrejt Gazmend Bardhin se ka heshtur për Suel Çelën. Sipas saj, Bardhi kishte refuzuar të dilte në konferencë për shtyp kundër njërit prej personazheve famëkeq të krimit në këtë qytet. “Mos i jep gojes sic i jep b….. o Gaz! Ki kujdes kur flet per gjera qe nuk i di se ty nuk te qaste njeri ne zyre.Monika Kryemadhi te ka ballafaquar me Lulzim Bashen edhe keshilltarin izraelit dhe Petrit Vasilin në zyren e Bashes se si ti kishe bere marreveshjen 8 mandate t’i mbante PS ne Elbasan dhe ti doje mandatet e LSI dhe ti kishe dale garant bandave se do ishe minister i brendshem .Ju edhe i regjistroni bisedat e ke aty regjistrimin dhe se si ti nuk pranove te beje konference shtypi kunder Suel Çeles. Ti beson se keshilltari izraelit nuk kuptonte shqip se çfare u tha aty?”, shkruan Guri në postimin e saj. Me gjithë reagimin e fortë të LSI-së, Bardhi nuk është ndalur. Ai kujtoi se LSI nuk kishte marrë asnjë deputet në Elbasan dhe kjo sepse nuk kishte zhvilluar fare fushatë në këtë qark. “Ato që u fshehën dhe nuk erdhën një ditë në qarkun e Elbasanit edhe pse drejtuan qarkun e Elbasanit, janë arsyeja e vetme se Lëvizja Socialiste për Integrim nuk arriti dot të merrte asnjë mandat për fat të keq në qarkun e Elbasanit. Besoj ju e dini që Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka zhvilluar fushatë në qarkun e Elbasanit” tha Bardhi.

Marrëdhëniet mes PD dhe LSI janë në një pikë të vdekur momentalisht. Pak ditë më parë, Lulzim Basha e rreshtoi Ilir Metën në kundërshtarët e tij, kur tha se Berisha, Rama dhe Meta përbëjnë atë që quhet "Trekëndëshi i Bermudeve". Meta nuk iu përgjigj Bashës, pas këtij etiketimi./Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43