Flash

Dako del zbuluar/ Si e kontrollon Bashkinë e Durrësit edhe pse “non grata” nga SHBA

Lapsi.al 10 November 2021
Dako del zbuluar/ Si e kontrollon Bashkinë e Durrësit edhe pse

Kur Sekretari i sapoemëruar në PS, Damian Gjiknuri zhvilloi një takim prezantues me socialistët e Shkodrës, ai u përball me ankesa të panumerta për pushtetin e madh që ushtronte në këtë qark aleati më i vogël, Tom Doshi.

Socialistët ankoheshin se “mbi 50% e punësimeve në Shkodër i ka PSD e Tom Doshit”. Ato ishin një dëshmi se sa fals ishte debati i proamerikanëve të shtirë lidhur me personat që shpallen non grata nga SHBA. Ndonëse Tom Doshi është njëri prej tyre ai vazhdon të marrë llokma të mëdha pushteti nga kryeministri Rama.

Por një përplasje tjetër ka konfirmuar faktin se shpallja “non grata” nga Dëpartamenti i Shtetit nuk të pengon të ushtrosh pushtetin në qeverisjen e socialistëve. Shëmbulli vjen nga Vangjush Dako, ish-kryebashkiaku që duket se ende e kontrollon Bashkinë e Durrësit pavarësisht se u shpall familjarisht “non grata” nga ambasada amerikane.

Lexo edhe: Socialistët e Shkodrës nxjerrin Ramën zbuluar/ Si u tall kryeministri me Juri Kimin për Tom Doshin

Me nënkryetarin e Bashkisë, Arbër Brahon, ai është konfliktuar pas arrestimit të disa zyrtarëve të bashkisë për tenderin e një autoshkalle të zjarrfikëses. Braho pretendon se është kërcënuar nga Vangjush Dako dhe më pas ka shpërthyer në Whatsapp.

“O xhuxhi 339, në lidhje me ato që folëm paradite, unë s’mund të them kurrë hajdut për ty, ti minimumi mund të jesh kryetari i grupit të hajdutëe të vetë ti, ke sjellë si kryetar në Bashkinë Durrës pas ikjes tëndë dhe s’po e lëshoni këtë qytet që të marrë frymë me vjedhje pafund. Ju, që s’keni lënë lekët e dosjeve të letrave e stilolapsëve, normalisht që s’mund të linit as lekët e autoshkallës pa marrë dhe merrni dhe të hidrovorit, apo e kam gabim? E që s’kam folur deri tani që thu ti jo se isha pjesë e ju hajdutëve, por se me vinte zor mua që vidhnit ju” shkruante Braho në mesazhin e tij.

Denoncimet e Arbër Brahos, djalit të ish-deputetit të PS-së Spartak Braho kanë vazhduar në disa media, ku ai denonconte faktin se Bashkia e Durrësit drejtohej “de fakto” nga personi që amerikanët e kishin shpallur “non grata”. “Durrsakët e dinë situatën. Edhe vetë Dako nuk e ka mohuar asnjëherë se është shkëput nga Bashkia e Durrësit” tha Braho.

“Vetë rezultatet treguan që ishin nga më të dobëtat. Të jesh në pushtet, të blesh vota dhe të dalësh prapë skandal vetëm në Durrës mund të ndodhë nën udhëheqjen e këtyre njerëzve. Kjo mund të ndodhë vetëm nga arrogance që përballen kur vijnë në Bashkinë e Durrësit”, ishin një pjesë e denoncimeve të tij.

Por prova më e qartë se Dako ende kontrollon në distancë institucionin është ndëshkimi që erdhi për nënkryetarin e Bashkisë, Arbër Brahon pak ditë pasi ai foli në media. Ky është rasti i dytë kur socialistët tregojnë se shpallja non grata nga SHBA nuk ndryshon shumë drejtimin e institucioneve në terren, sepse pas fasadës, besnikët e Ramës nuk e kanë humbur pushtetin.

Më 30 korrik 2019, DASH, vendosi të shpallë si person të padëshiruar, duke i refuzuar hyrjen në SHBA kryetarit të Bashkisë së Durrësit asaj kohe Vangjush Dakos dhe familjes së tij. Shkak mbetej sërish përfshirja e këtij zyrtari të lartë në korrupsion. “Sekretari i Shtetit po përcakton publikisht Kryetarin e Bashkisë Shqiptare të Durrësit Vangjush Dako nën Seksionin 7031 (c) të Aktit të Departamentit të Shtetit, Operacioneve të Jashtme dhe Programeve të Ndarura të FY 2019, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të rëndësishëm” thuhej në përcaktimin e DASH./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI