Andi Bushati: Berisha nuk vdes pa rrëzuar dhe Ramën
U deshën disa kohë që ai të përdorte fjalën bunker, duke u sinkronizuar me të gjithë ata që argumentonin jo pa bazë se "foltorja" ishte shpikur për hallet personale të doktorit. Por edhe në këtë fazë ai nuk guxoi ta përmendte Berishën me emër. Vetëm tani së fundi, Kur mbledhja e Kuvendit Kombëtar në 11 dhjetor është bërë fakt, kur Berishës po i bashkohen edhe organizatat e të rinjve dhe të grave, Basha po e kupton se nuk fshihet dot pas gishtit. Këtë fundjavë Basha organizoi një konferencë shtypi ku u justifikua duke thënë se ai nuk organizon mitingje sepse nuk do ta vërë Berishën në pozita inferiore:‘Unë nuk jam nga ata që shfrytëzojnë momente të tilla për të bërë garë se kush e ka autokolonën më të gjatë, se kush i mbush sallat më shumë, sepse e di që ajo është një garë e lehtë për mua dhe nuk është e drejtë ndaj askujt, as ndaj zotit Berisha ta vendos në pozitë të tillë inferioriteti" tha ai. Ndërsa sot shkoi edhe pak më larg e shpalli babain politik të vdekur politikisht duke i vënë mos hezituar ti vërë konceptit të bunkerit edhe emrin konkret: “Koha e Sali Berishës ka mbaruar. Bashkë me të ka mbaruar edhe koha e mandateve të skaduara dhe përdorimit të PD-së dhe forumeve të saj për interesa personale. Asgjë dhe askush nuk do ta kthejë PD-në në një bunker për interesat personale të Sali Berishës" tha ai pas mbledhjes së kryesisë. Por ky tirimërimi beftë i Bashës, ndonëse mbështetet nga zyrtarët e selisë së PD-së, nda ndonjë deputet që ka emëruar vetë dhe nga ambasada e SHBA-së që lobon në televizione për të zhdukur politikanin "non grata" nga ekranet, ka një problem real.Andi Bushati: Mallkimi i politikanëve që u thonë “yes” ndërkombëtarëve
Nëse Berisha është i dobët dhe po lëviz për interesa personale, pse po mbush sallat me pëdëistë anekënd vendit? Si ka mundësi që atij i bashkohet "en bloc" edhe forumi rinor i PD-së? Natyrisht që ky masivizim shkon përtej personales. Dhe nëse Basha vërtet beson se ka ende shumicën në parti, atj i mbetet vetëm një rrugë: ta provojë atë me votë. Ai mund të dali nga zyra ku mbledh kryesinë dhe s'ka pse merakoset fare se po e turpëron Berishën ngaqë mbledh më shumë njerëz. Sepse në PD nuk është më kohë e deklaratave, por realiteti i numrave. ©LAPSI.al