Flash

Vrasja e Demir Backës/ Hetimet përfshijnë të fortin e Fierit, i njohur si "Ben Qimja"

Lapsi.al 3 November 2021
Vrasja e Demir Backës/ Hetimet përfshijnë të fortin e

Prokuroria ka konfirmuar për herë të parë dyshimet se shkak për vrasjen e biznesmenit Demir Backa në Fier ishte një konfrontim i tij me Arben Isufajn, një prej të fortëve të Fierit i njohur ndryshe si "Ben Qimja". Sherri i 5 viteve më parë u përmend në media menjëherë pas vrasjes, si një nga pistat e mundshme të hetimit. Zanafilla e konfliktit ishte ngacmimi i mbesës së biznesmenit të vrarë nga djali i Arben Isufajt. Përpjekja për t'u sqaruar mes palëve kishte degraduar në një konfrontim fizik mes të dyve.

Isufaj është thirrur në polici dhe është marrë në pyetje për atentatin ndaj biznesmenit Demir Backa në Fier, që u vra me breshëri plumbash më 23 tetor. Top Channel konfirmoi se ai ka thënë se nuk ishte pajtuar me Backën për sherrin, por se e kishte falur atë. Isufaj mohoi çdo lidhje me atentatin, për të cilin ishte njoftuar nga media.

Veç Isufajt janë marrë në pyetje edhe persona të tjerë, që dyshohet se u pajtuan për ekzekutimin, por përfshirja e tij në hetime konfirmon raportimet e mëparshme se me vrasjen e Demir Backës, ngjarjet kriminale në Fier mund të dalin jashtë kontrollit.

57- vjeçari Demir Backa u qëllua për vdekje me breshëri kallashnikovi në parkimin e një rrethrrotullimi vetëm pak metra larg postbllokut të policisë në Fier.

 

Arben Isufaj, i njohur ndryshe si Ben Qimja ishte subjekt i OFL. Ai ka qenë i dënuar për trafik droge nga drejtësia Italiane. Hetimi pasuror për të, nisi bazuar në një referim të Policisë që në vitin 2017 por hetimi u finalizua vetëm pas 4 vitesh. Nga perandoria ekonomike që është hetuar nga SPAK, në fund u vendos sekuestrimi vetëm për 13 asete nga të cilat 6 automjete, 5 sipërfaqe toke dhe 2 kompani thuajse inaktive.

 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI