Flash

"S'ka vdekur njeri për bukë". Eurostat nxjerr shifrat që e klasifikojnë Shqipërinë të fundit

Lapsi.al 1 November 2021
"S'ka vdekur njeri për bukë". Eurostat nxjerr shifrat

Gjatë një takimi propagandistik para fitores së mandatit të tretë i cili premtonte ta mbushte vendin me porte dhe aeroporte, kryeministri Rama tha një shprehje që do të mbahet mend gjatë: "Që nga koha e Skënderbeut në Shqipëri nuk ka vdekur njeri për bukë" tha ai duke iu përgjigjur akuzave se ndërkohë që qeveria flet për projekte më të mëdha, shqiptarët janë gjithnjë e më të varfër.

Por statistikat e Eurostat të pa ndikuara nga brockullat e propagandës qeveritare dëshmojnë për të kundërtën. Sipas tyre në vitin 2019, pra në kohën kur Rama ishte në mesin e mandatit të dytë 51.8% e shqiptarëve ishte në rrezik varfërie, ose përjashtimi social. Sipas dhënave të publikuara nga instituti europian i statistikave Shqipëria ishte vendi i fundit në Europë për pasigurinë ekonomike të qytetarëve të saj.

Në këtë klasifikim që merr për bazë shkallën e punësimit, nivelin e arsimimit në familje për prindrit dhe fëmijët, llojin dhe përbërjen e familjes Shqipëria renditet me diferencë të madhe nga vendi që vjen menjëherë pas nesh, Mali i Zi (36.6).

Kur Edi Rama erdhi në pushtet në vitin 2013 ai afishoi një kredo. Uljen e pabarazisë nëpërmjet taksimit progresiv si një masë ndaj një padrejtësie ku 5% e shqiptarëve kishin të ardhura sa pjesa tjetër e 95%ve prej tyre. Por mënyra e shtrembër e taksimit, lehtësitë për më të pasurit dhe ligje si ato që i përgjysmonin atyre taksën për dividentin, bënë që në Shqipëri, edhe pse me taksë gjoja progresive pabarazitë të thelloheshin.

Me ardhjen e tij në pushtet, sipas Indeksit GINI, treguesit më serioz të matjes së pabarazisë në botë, dëshmohet se ajo u rrit. Vënia në funksionim e taksimit gjoja progresiv gjatë viteve 2014- 2018 tregon se pjesa e të ardhurave e përfituar nga 10%-shi më i varfër i popullsisë ra nga 3.7% në vitin 2012, në 2.9% në vitin 2014, në 3% gjatë viteve 2015- 2017. I njëjti tregues provon se 10%-shi më i pasur i popullsisë e rriti kontrollin e tij mbi të ardhurat që prodhon ekonomia nga 22.9% në vitin 2012 (niveli më i ulët që nga 1996) në 25.5% në vitin 2014, dhe 25% për vitet 2015- 2017.

Dhe kështu Shqipëria është sot vendi me gati gjysmën e popullsisë së saj në rrezik varfërie, ose përjashtimi social. Prandaj Rama nuk flet më për uljen e pabarazive por mjaftohet të ngushëllohet se këtu askush nuk vdes për bukë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI