Flash

Mandati i vettingasve/ Rama shkelmon paktin e heshtjes dhe ia miraton buxhetin deri në 2024

Lapsi.al 26 October 2021
Mandati i vettingasve/ Rama shkelmon paktin e heshtjes dhe ia miraton buxhetin

Kur Oerd Bylykbashi foli publikisht kundër një pazari Rama-Basha, që zgjat mandatin e organeve të vetingut në njërën anë dhe shtonte disa bashki në anën tjetër, deputetit iu bë një gjyq politik i udhëhequr nga vetë kreu i PD-së në mbledhjen e radhës së grupit parlamentar.

“Oerd, a ke ti ofertë për çështjen e vetingut?” ishte pyetja, përballë të cilës u vu Bylykbashi gjatë mbledhjes. Por përtej nuhatjes politike, Bylykbashi nuk kishte asnjë provë për një marrëveshje të fshehtë mes krerëve të dy partive kryesore në vend.

Partia Demokratike nuk ka një qëndrim të qartë politik, nëse do t’i votojë në parlament ndryshimet e Kushtetutës, që parashikojnë zgjatjen e vetingut, apo do t’i refuzojë ato.

Heshtjen për këtë temë, e ka prishur Edi Rama, gjithnjë duke përmendur ambasadorët e BE dhe SHBA, që sipas tij kanë imponuar votën në parlament pro ndryshimit të Kushtetutës dhe zgjatjes së mandatit të antarëve të KPK deri në 2024, edhe për demokratët.

“Reforma në drejtësi është për t’u kryer dhe jo negociuar” ka thënë Rama që këtë të martë kaloi nga tonet ultimative në faktin e kryer.

Lexo edhe: Rama përdhunon opozitën/ Marsh, votoni zgjatjen e vettingut pa negociata

Lexo edhe: Ndryshimi i Kushtetutës/ Çfarë synojnë propozimet e Bashës

Lexo edhe: Pse edhe në më të keqen e saj “foltorja” e Berishës është me e shëndetshme se gjumi i Bashës

Socialistët kanë parashikuar një fond të posaçëm në projekt-buxhet për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, i cili parashikohet të lëvrohet çdo vit deri në 2024-n. Me ligjin aktual, mandati i vettingasve përfundon qershorin e vitit 2022, por socialistët janë të sigurtë se zgjatja e mandatit do të kalojë bashkë me votat e opozitës, prandaj paratë për financimin e KPK dhe KPA i kanë llogaritur deri në 2024.

Financimi për organet e vetingut deri në 2024 nuk vjen surprizë, pasi një marrëveshje e fshehtë PD-PS ka kohë që përflitet, nga ata që kërkojnë një qasje më të ashpër opozitare.

Por akti është shprehje e arrogancës në raport me opozitën, një nëpërkëmbje e deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët ende nuk kanë diskutuar në forumet e PD-së se si do të votojnë për vetingun, ndërkohë që në Partinë Socialiste kjo konsiderohet një temë e mbyllur.

Në PD, situata është ende e paqartë pasi pozitat e Lulzim Bashës po lëkunden nga Foltorja e Berishës që thotë se ka mbledhur më shumë se gjysmat e firmave për të thirrur Kuvendin Kombëtar.

Gjatë takimit që pati më demokratët e Kavajës, Berisha, që vetë nuk është shprehur ende nëse është pro apo kundër zgjatjes së Vetingut, lëshoi një thirrje për deputetët e PD-së.

“Nuk ka ndodhur kurrë që Kuvendi të hapet me ndryshime kushtetuese. Ish-kryetari po bën marrëveshje dhe tratativa të fshehta me Ramën. U bëj thirrje të gjithë deputetëve të PD-së të refuzojnë. Refuzoni sepse Rama është i pabesë. Nuk njeh marrëveshje ai, është njësoj i pabesë si pengu që ka marrë”- tha Berisha.

Por duket se thirrja e Berishës është e vonuar. Në anën tjetër socialistët kanë nisur të ulin tonet për të krijuar një terren të çliruar nga tensionet, në mënyrë që marrëveshja të vijë sa më natyrshëm. Në këtë kontekst, fjalimi i fundit i Taulant Ballës në seancën e fundit në kuvend nuk ishte për t’u çuditur.

“Ju keni propozuar një sërë çështjesh, e mirëpresim 100%, është një e drejtë që buron nga kushtetuta, janë 28 firma deputetësh që e vënë kuvendin në punë”, u shpreh Balla me një qetësi të pazakontë drejtuar deputetëve të opozitës, votën e të cilëve tashmë socialistët mendojnë se e kanë në xhep./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI